Tirana, 08 Shkurt 2020
9:00 – 15:00
Objektivat:
Menaxhimi i dhimbjes po pëson ndryshime madhore si rezultat i zhvillimeve terapeutike, ndërgjegjësimit ndaj kujdesit shëndetësor dhe përdorimit të opiodëve.
Qëllimi i këtij seminari është të promovojë më së mirë konceptin e patofiziologjisë së dhimbjes akute dhe kronike, te rrisë njohuritë mbi dhimbjet kronike somatike dhe neuropatike. Gjithashtu do të trajtohen në mënyrë kritike mënyrat e përdorura në diagnostikimin dhe menaxhimin e dhimbjes.
Informacione të përditësuara mbi dhimbjen të përcjella me:
- Prezantime sipas udhëzuesve bashkëkohorë të menaxhimit të dhimbjes
- Lektorë të mirënjohur të fushës
-
Aktivitete ndërvepruese me ekspertët e menaxhimit të dhimbjes
- Prezantim të rasteve klinike dhe diskutim mbi praktikën mjekësore të përditëshme