Dr. Drini është neurolog me një eksperiencë pune klinike 25 vjeçare. Ai beson se vënia e një diagnoze të saktë është kyç në gjithë procesin e menaxhimit të sëmundjes.
Eksperienca e gjatë klinike e bën atë konfident në identifikimin e simptomave neurologjike, në vendosjen e saktë të diagnozave dhe trajtimin me efektshmeri të lartë të sëmundjeve neurologjike.
Për të, komunikimi me pacientin dhe familjarët, qartësimi i çdo etape gjatë menaxhimit të sëmundjes dhe edukimi i tyre (si të ndihmojnë veten apo familjarin) në lidhje me sëmundjen dhe rehabilitimin janë themelet mbi te cilat ai ndërton punën e tij të përditshme me pacientët.
Dr. Drini falë aftësive te tij njerëzore bëhet bashkudhëtar me pacientin në rrugën shpesh herë të gjatë të sëmundjes.