Seminar: Flasim për kancerin

 
Tirana, 23 Nëntor 2019
11:00 – 14:00

Seminari 1-ditor mbi kancerin organizohet në ambientet e MIA Clinic dhe është i hapur për personat nën trajtim për kancer, për të mbijetuarit nga kanceri, kujdestarët e familjarët e tyre dhe gjithë të interesuarit për këtë temë.

Objektivat
:

Qëllimi i këtij seminari është të informojë pjesëmarrësit mbi sëmundjen e kancerit në përgjithësi, duke përfshirë informacion mbi shkakun, zhvillimin, mënyrën e diagnostikimit, llojet e trajtimit, dietën dhe rekomandime të tjera.

Pjesëmarrësit mund të ngrejnë problematika të ndryshme të cilat do të diskutohen me specialistët gjatë seminarit.
 


Kush mund të regjistrohet?


  • Persona me kancer dhe të mbijetuar
  • Familjarë
  • Kujdestarë
  • Persona të interesuar mbi temën
 
 
 

Si mund të regjistroheni?

Plotësoni formularin e regjistrimit duke klikuar në Regjistrohu ose telefononi në numrin 0676000085.
Pagesa e regjistrimit - 1000 lekë*
Numri maksimal i pjesëmarrësve: 30



*Pagesa mund të kryhet pranë MIA Clinic nga e Hëna në të Premte, ora 12:00 - 20:00
ose në numrin e llogarisë: 00001234734 (ALL) Banka Credins.

 
 

Çfarë përfshihet në regjistrim?

Certifikata e pjesëmarrjes
Materiale didaktike mbi temën
Pushimet e kafes
 

Adresa:

MIAClinic – Rr. Shkelqim Fusha, Godina Nr.8. Kati 2. Tirane.