Dr.
Kleida është Onkologe në MIA Clinic.
Është diplomuar në Universitetin e Varshavës,
Poloni si Mjeke e Përgjithshme. Ka kryer specializimin në Onkologji Klinike në
QSUT “Nënë Tereza”.
Ajo thotë se kanceri së fundmi, është duke
marrë vëmendje maksimale. Shumë kërkime shkencore po kryhen në lidhje me
trajtimin dhe parandalimin e tij. Ndaj për Dr. Kleidën është shumë e
rëndësishme të jetë e përditësuar me të rejat më të fundit.
Ajo mendon se, trajtimi i personave me kancer
është më tepër se trajtimi me kimioterapi apo radioterapi. Rrugëtimi i
personave me kancer dhe të afërmeve të tyre është i vështirë dhe kërkon një
mbështetje shumë planëshe.
Ajo beson se qasja ndaj çdo pacienti duhet të
jetë e ndryshme dhe e përshtatur sipas nevojave të tyre fizike dhe emocionale,
sipas protokolleve bashkëkohore të trajtimit.
“Marrëdhënia me pacientin dhe kuptimi i
nevojave të tij është kyçe në menaxhimin e duhur të sëmundjes.”