Dr. Maksi është mjek imazherist me një eksperiencë pune
klinike 20 vjeçare. Ai mendon se një proces i
mirë i vlerësimit të pacientit dhe diagnostikimit të hershëm janë thelbësore në
uljen e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë te pacientët me sëmundje të rënda, e për
këtë imazheria zë një vend të pazëvendësueshëm.
Dr. Maksi thekson se me
zhvillimin e teknologjisë, teknikat imazherike janë modernizuar dhe
perfeksionuar duke ndihmuar imazheristin në punën e përditshme, por ndërthurja
e tyre me njohuritë klinike dhe aftësinë për vlerësimin e pacientit jo thjesht
si diagnozë por si një njeri me një sëmundje të caktuar, e bëjnë rolin e mjekut
imazherist themelor qoftë në diagnostikim apo në ndjekjen e pacientëve.
“Krijimi i një marrëdhënieje
besimi me pacientët dhe familjarët e tyre, të dëgjuarit e çdo ankese dhe të paturit në vëmendje cilësinë e jetës së pacientit janë
disa nga hapat që nuk duhet t’i anashkalojë mjeku imazherist për të patur një rezultat
të kënaqshëm drejt shërimit.”