Për shumë gra, dhimbja e gjirit mund të kthehet në një shqetësim pasi shpesh i bën të mendojnë për kancerin e gjirit. Në fakt, nuk presim që gjiri të jetë i dhimbshëm, ndaj kur ndodh ngrihen pyetjet mbi çka mund të jetë duke e shkaktuar atë.

Si fillim duhet të dini se: dhimbjet e gjirit janë shumë të shpeshta. “Në fakt, rreth 30% e grave mund të kenë dhimbje gjiri,” thotë dokotoresha onkologe në MIA Clinic Dr. Kleida Mati. “Në shumicën e rasteve, shkaku janë ndryshimet hormonale ose ndonjëherë edhe sasia e kafes apo pijeve te tjera me kafeinë që mund të konsumoni.”

Është dhimbja e lokalizuar?


Kjo është një pyetje e rëndësishme. Për shembull, a keni dhimbje në të dy gjinjtë? Përkeqësohet para periodave? Nëse përgjigja është “po”, ju mund të keni dhimbje të lidhura më ciklin menstrual. Në këtë rast dhimbja përmirësohet me fillimin e periodave.

Ne e quajmë këtë lloj dhimbje “jo-fokale” sepse nuk është e fokusuar në një gji ose në një pikë specifike. Çuditërisht, konsumi i sasisë së madhe të kafeinës ndonjëherë e shkakton këtë lloj dhimbje. Përse ndodh kështu nuk është plotësisht e ditur.


Në çdo rast, edhe pse dhimbja në të dy gjinjtë ka pak mundësi të jetë një shenjë e kancerit. “Nëse keni shqetësim, kryeni një vizitë me mjekun,” thotë Dr. Kleida Mati. “Mjeku do të përcaktoj nëse janë të nevojshme ekzaminime të tjera apo jo.”



Megjithatë, nëse dhimbja është e lokalizuar në një gji dhe veçanërisht në një zonë specifike, mos e vononi takimin me mjekun. Këto dhimbje “fokale” janë më të mundura të jenë një shenjë e kancerit se sa dhimbja në të dy gjinjtë. Nëse dhimbja është e shoqëruar me formacion, nodus (gjëndër) ose ndryshime të dukshme në lëkurën e gjirit apo të thithit, janë arsye të forta për konsultë mjekësore.

Këto përbëjnë një numër të vogël rastesh, po gjithmonë është e rëndësishme të diskutohen me mjekun, veçanërisht nëse jeni mbi 30 vjeç.

Çfarë mund të bëni për dhimbjen e gjirit?


Në shumicën e rasteve, dhimbja e gjirit nuk është aq e fortë sa të kërkoj mjekim, thotë Dr. Kleida Mati. “ Nëse ekzaminimet imazherike si eko apo mamografi në varësi të moshës janë normale, zakonisht nuk rekomandohen teste të tjera shtesë,” shton ajo. “Ne zakonisht rekomandojmë si fillim disa hapa që kanë të bëjnë me modifikimin e zakoneve të përditshme si për shembull, mos konsumi i kafeinës për disa kohë, për të parë nëse simptomat përmirësohen.”

Një suplement bimor i quajtur vaji i evening primrose jep lehtësim të dhimbjes në disa gra. Por duke qenë se është një suplement bimor, nuk ka shumë studime klinike për ta mbështetur atë, thotë doktoresha onkologe. Janë vetëm disa studime të vogla që kanë mbështetur efektin pozitiv në dhimbjet e gjirit. Për rastet më të rënda, mund të rekomandohet një xhel me përmbajtje diklofenaku.

Shumë rrallë mjekët mund të rekomandojnë edhe përdorimin e tamoksifenit për dhimbjet e gjirit. Tamoksifeni është një bar anti-estrogjenik i cili rekomandohet për të parandaluar dhe trajtuar kancerin e gjirit. Studimet kanë treguar efikasitetin e tij edhe në reduktimin e dhimbjeve të gjirit. Por përdorimi i tij mund të shkaktoj edhe efekte anësore, përfshij afshe të nxehta dhe rritje të riskut për trombozë. “Për këtë arsye analizojmë gjithmonë përfitimet që mund të sjell një medikament përkundrejt efekteve anësore që mund të shkaktoj” thotë Dr. Kleida Mati.

Për shumë gra, vetëm njohuria se dhimbja e gjirit është diçka e zakonshme dhe në shumicën e rasteve nuk është e lidhur më kancerin e gjirit është e mjaftushëm për të qetësuar veten. Megjithatë, rekomandimi ynë është se në rast dhimbje, mos nguroni të kryeni një konsultë mjekësore për të kuptuar çfarë po e shkakton atë.



Lexo më shumë:


Fibroadenomat - A janë të rrezikshme?