Noduset e tiroides janë të shpeshta dhe rreth 90% e tyre kanë natyrë plotësisht beninje. Megjithatë, vlerësimi i detajuar i tyre është i rëndësishëm për të përjashtuar mundësinë e një kanceri të tiroides. Vlerësimi duhet të bëhet duke përdorur disa metoda vlerësuese klinike si vlerësimi me palpim, eko dhe në shumë raste citologji ose biopsi e nodusit.

Ndonjëherë noduset vihen re nga vetë pacienti ose zbulohen gjatë një ekzaminimi rutinë. Rrallë shkaktojnë simptoma, përveç rasteve kur kanë përmasa të mëdha dhe pengojnë gëlltitjen. Edhe pse rrallë, kanceri i tiroides mund të infiltrojë dhe dëmtojë nervin laringeal rekurrent, çka mund të shkaktojë ngjirje të zërit.

Shumica e nodujve të tiroides zbulohen në mënyrë rastësore. Ato mund të zbulohen gjatë një eko të bërë për arsye të tjera si eko e karotideve ose ekzaminime të tjera imazherike si skaner ose rezonancë magnetike. Diagnostikimi i duhur është shumë i rëndësishëm, pasi diagnostikimi i hershëm rrit probabilitetin e zbulimit në fazat e hershme të kancerit të tiroides.

Gjithashtu, vlerësimi i një nodusi në tiroide duhet të përfshijë edhe:


- Vlerësimin klinik të numrit, madhësisë dhe lokalizimit të noduseve në tiroide
- Matjen e TSH
- Eko të tiroides për të vlerësuar për tipare malinjiteti
- Aspirim me age të hollë (FNA) të noduseve që plotësojnë kriteret e madhësisë në eko


Megjithatë jo çdo nodus duhet bere biopsi, kështu që korrelimi me aspektin klinik dhe atë imazherik është shumë i rëndësishëm për të përzgjedhur se cili nodus vlen të vlerësohet më tej me biopsi.

Në MIA Clinic, mund të bëhet vlerësimi i plotë i noduseve të tiroides, që nga konsulta e endokrinologut dhe analizat laboratorike, ashtu dhe vlerësimi imazherik me eko dhe kryerja e citologjisë (FNA) të nodusit - në rast nevoje.

Përgjigjet e raportit të citologjisë dalin brenda pak ditëve, çka lehtëson pacientin nga stresi i panevojshëm i pritjeve të gjata.


Si diagnostikohen sëmundjet e tiroides?