Informacion për pacientët me kancer, të mbijetuarit dhe familjarët.

Që nga fillimi i krizës së COVID-19, një gjë ka qenë e qartë gjithmonë: Personat me sistem imunitar të dobësuar kanë risk më të lartë. Në këtë popullatë përfshihen edhe pacientët me kancer.

Pse pacientët me kancer janë më të rrezikuar nga COVID-19?


Janë tre arsye kryesore që ndikojnë:

1. Trajtimi për kancer frenon sistemin imunitar. Shumë persona me kancer marrin trajtim me kimioterapi, që ne fakt ndikon edhe në dobësimin e sistemit imunitar. Në këto raste, është trajtimi dhe jo sëmundja ajo që i bën më vulnerabël ndaj infeksionit.

2. Kanceri ndikon në funksionet e organeve. Në rastet e një kanceri të avancuar, funksioni i organeve mund të jetë i alteruar, si psh, funksioni i mushkërive, veshkave apo mëlçisë. Në këto raste, pacientët e kanë më të vështirë të përballojnë një infeksion të rëndë.

3. Vet kanceri ndikon në funksionimin e sistemit imunitar. Kjo ndodh më shpesh në rastet e leukozave ose limfomave, të cilat ndikojnë në sistemin imunitar. Personat me këto lloj malinjancash janë edhe më të rrezikuar nga COVID-19.



    Sa i lartë është rreziku për pacientët me kancer?


    Ende nuk dihet. Të dhëna nga Kina sugjerojnë se pacientët me kancer kanë rezultate më të dobëta të trajtimit se popullata e përgjithshme. Por këto të dhëna nuk janë të ndara mbi llojin apo sëmundjet shoqëruese të këtyre pacientëve. Është e mundur që ata të kenë qenë të moshuar, duhanpirës ose të kenë pasur faktorë të tjerë që rrisin mundësinë për komplikacione.

    Mendohet që pacientët nën trjatim për kancer, ose ata që janë duke marr trajtim immunosupresiv, janë më shumë të rrezikuar. Personat që i janë nënshtruar një transplanti të palcës janë vecanërisht të rrezikuar. Personat me histori kanceri por në remision (pa shenja te sëmundjes), të cilët nuk janë nën trajtim me immunosupresantë janë më pak të rrezikuar.


    A kanë pacientët me kancer të njëjtat simptoma nga COVID-19 si popullata e përgjithshme?


    Në përgjithësi po, por jo gjithmonë. Kolla dhe vështirësia në frymëmarrje janë simptomat më të shpeshta nga COVID-19 dhe po ashtu janë të shpeshta dhe në pacientët me kancer që kalojnë këtë infeksion. Megjithatë, personat me kancer mund të mos shfaqin temperaturë të lartë për shkak të trajtimit me immunosuprsantë. Ndaj, nëse një person me kancer fillon të ketë kollë dhe simptoma të tjera respiratore, edhe pa prezencën e temperaturës, duhet të kontaktoj menjëherë me mjekun e tij.


    A duhet pacientët me kancer të bëjnë më shumë kujdes?


    Pacientët me kancer duhet të marrin të njëjtat masa mbrojtëse dhe të jenë edhe më shumë vigjilentë. Pjesëtarët e familjes ose çdo person në kontakt me ta duhet të marr masat si më poshtë:

    • Të lajë duart me kujdes ose të përdor një dezinfektant me përmbajtje alkooli mbi 60%.
    • Mos prekni sytë, hundën dhe gojën.
    • Qëndroni të paktën 2m larg nga të tjerët, veçanërisht nga personat e sëmurë.
    • Mos qëndroni në vende me grumbullime njerëzish.
    • Mbani maskë, veçanërisht nëse jeni në ambiente me njerëz të tjerë.
    • Dezinfektoni rregullisht sendet qe përdorni shpesh.
    • Shmangni daljet e panevojshme.
    • Komunikoni me shërbimet mjekësore me anë të telefonit dhe minimizoni vizitat në spital ose qendra shëndetësore.



    Çfarë këshillash rekomandohen për pacientët me kancer të izoluar në shtëpi?


    Aktiviteti: Nëse jeni të izoluar në shtëpi, tendenca është të bëjmë një jete sedentare. Por kjo nuk është ideale. Gjeni mënyrën për të qenë aktiv edhe në shtëpi. Psh. bëni ecje në vend duke para televizorin (çfarë mund t`ju bëj edhe të shkëpusni pak vëmendjen nga lajmet negative të këtyre kohëve), ose kryeni ushtrime të tjera fizike në kushtet e shtëpisë.

    Ushqyerja: Qëndrimi në shtëpi me lajme të shumta negative që vijnë nga televizioni ose portalet online, rrisin nivelin e stresit, çka mund të na bëj më të prirur për ushqime të shpejta e jo të shëndetshme (çokollata, patatina). Bëjini ballë tundimit dhe ruani një dietë të shëndetshme. Zgjidhni të hani produkte të freskëta pasi t`i keni larë dhe gatuar mirë ato (nëse nuk jeni në një dietë për neutropeni).

    Gjumi: Cilësia e gjumit gjithashtu është kyçe në ruajtjen optimale të shëndetit. Një gjumë i mirë ju ndihmon të mbani nivelin e stresit nën kontroll.


    A duhet pacientët me kancer të vazhdojnë të marrin trajtimin?


    Pacientët duhet të diskutojnë planin e tyre të trajtimit me mjekun e tyre onkolog. Ka raste në të cilat trajtimi mund të shtyhet, por nëse vlerësohet se trajtimi është i domosdoshëm, pacientët me kancer do vazhdojnë ta marrin atë.

    Konsultat online, ndryshimi i skemës së trajtimit dhe mënyra të tjera mund të jenë të nevojshme për parandalimin e infeksionit.


    Si veprohet për pacientët që nuk kanë filluar ende trajtimin?


    Duke mos e ditur se sa mund të zgjas kjo periudhë, nuk dimë nëse pacientët të cilët duhet të fillojnë trajtimin për kancer do ju duhet të presin javë apo muaj. Në këto kushte, janë hartuar udhëzime të ndryshme për mënyrën e sigurt të aplikimit të trajtimit për kancer. Pacientët duhet të kategorizohen dhe të përcaktohet forma e duhur e menaxhimit të tyre.

    Mjekët marrin në konsideratë shumë faktorë si llojin e kancerit, stadin e sëmundjes dhe gjendjen e përgjithshme të pacientit, për të përcaktuar hapat e mëtejshëm në trajtim.


    Vitamina D – Cili është roli i saj në parandalimin e kancerit të gjirit?