Si një sistem filtrimi kompleks, veshkat filtrojnë rreth gjysmë filxhani gjak çdo minutë, duke izoluar mbetjet dhe duke rikthyer mineralet dhe nutrientët në qarkullimin e gjakut.

Karicnoma me qeliza renale (RCC), një kancer që zhvillohet nga tubulat renale, është lloji më i shpeshtë i kancerit renal në adultë, i cili haset në 85% të rasteve me kancer renal.

Rreth 65% të kancerit renal diagnostikohet kur ende është i lokalizuar, dhe për këta persona, mbijetesa 5-vjecare është mbi 92%. Megjithatë, nëse sëmundja diagnostikohet në fazë të vonë, kur ka metastazuar në organe të tjera të trupit, mbijetesa 5 vjeçare ulet në 12%. Studimet kanë treguar se kanceri renal është kanceri që ka më shumë gjasa për të dhënë metastaza në tru.

Cilët janë faktorët e riskut për kancerin e veshkës?


Ashtu si dhe për lloje të tjerë kanceri, risku për kancer renal rritet me moshën, ndaj sëmundja shfaqet më shumë në moshat 65-74 vjeç. Përjashtim është tumori Wilms, kanceri renal më i shpeshtë në fëmijë nën 15 vjeç; mbijetesa 5 vjeçare për llojet histologjike të favorshme është mbi 90%.

Sëmundje të tjera gjenetike si sëmundja von Hippel-Lindau, sindromi Birt-Hogg-Dube, ose sindromi Cowden, mund të rrisin riskun për kancer renal. Faktorë të tjerë të modifikueshëm që rrisin riskun për kancer renal janë: duhanpirja, obeziteti dhe mbipërdorimi i barnave kundër dhimbjes.

Kanceri renal është rreth dy herë me i shpeshtë në burra se në gra.



Barnat më të reja në trajtimin e pacientëve me kancer të avancuar renal


Shumë terapi targetuese janë aprovuar në trajtimin e kancerit të avancuar renal. Këto trajtime përshijnë inhibitorët mTOR, si everolimus, inhibitorët EGFR si erlotinibi dhe inhibitorë të angiogjenezës si axitinibi dhe sunitinibi.

Në prill të 2019, FDA ka aprovuar përdorimin e axitinibit në kombinim me inhibitorin PD-1 checkpoint -pembrolizumab  për trajtimin e linjës së parë në pacientët me karcinomë me qeliza renale të avancuar. Më vonë, në pranverën e shkuar, u aprovua gjithashtu si trajtim i linjës së parë për pacientët me kancer renal të avancuar: kombinimi i inhibitorit PD-L1 avelumab me axitinibin.

Përparimet e bëra në punën kërkimore lidhur me imunoterapinë, po sjellin vazhdimisht opsione të tjera për pacientët me kancer renal dhe disa prej tyre kanë rezultuar shumë efikase.

Pavarësisht progresit në punën kërkimore, vdekshmëria për kancerin renal të avancuar mbetet shumë e lartë, kryesisht në vendet me të ardhura të ulëta, kjo edhe për shkak të pamundësisë së aksesit për barnat e reja dhe diagnostikimit të vonë. Për këtë arsye, më shumë përpjekje duhen bërë edhe për të minimizuar pabarazitë në trajtimin e kancerit renal.

Pse mua?