Kur flitet për kancerin testikular, ndërhyrja e hershme është shumë e rëndësishme. Ja 5 gjërat që çdo burrë duhet të dijë mbi këtë sëmundje:


Kanceri testikular mund të kurohet


Edhe pse diagnoza e kancerit është gjithmonë shumë serioze, lajmi i mirë është që kanceri testikular është i kurueshëm në 95% të rasteve. Nëse diagnostikohet herët, mund të kurohet në 98% të rasteve. Risku që një burrë të preket nga kanceri testikular është 1 në 263 dhe risku për të vdekur nga një kancer testikular është 1 në 5,000.


Diagnostikimi i hershëm është shumë i rëndësishëm


Nëse do të kishit seminomë të stadit të I-rë – një tumor i cili rritet ngadalë dhe nuk ka tendencë të përhapet shpejt – trajtmi standard për këtë stad të sëmundjes do të ishte thjesht observimi me disa teste imazherike dhe analiza gjaku. Probabiliteti për kurë në këtë stad të sëmundjes? Pothuajse 100%. Edhe në rastin e kancerit testikular metastatik ka gjasa për kurë, me një kombinim të kimioterapisë dhe kirurgjisë.


Burrat e moshës 15-35 vje
ç duhet të vet-ekzaminohen

Vendi ideal për të kryer një vet ekzaminim? Në dush. Është më e thjeshtë për të vënë re probleme potenciale si ndryshime të lëkurës, ënjtje ose një gjendër. Nëse vëreni ndryshime të tilla ose keni dhimbje, diskomfort ose rëndesë – duhet të flisni me mjekun tuaj. Me anë të një ekografie apo testeve të tjera mund të përcaktohet shkaku.


Shumica e burrave me kancer testikular mund të kenë fëmijë


Burrat e diagnostikuar me kancer testikular duhet t`i nënshtrohen kirurgjisë për heqjen e testikulit të prekur nga tumori. Pas ekzaminimit histopatologjik (biopsia), testeve imazherike dhe disa analizash gjaku kemi mundësi të përcakotjmë nëse është i nevojshëm trajtim i mëtejshëm me kimioterapi, radioterapi apo mjafton observimi.


Pavarësisht kirurgjisë, mjafton një testikul për të prodhuar spermën dhe hormonin seksual mashkullor – testosteronin dhe vetëm 1-2% të meshkujve preken nga kanceri në të dy testikujtë.  Shumica e meshkujve të prekur nga kanceri testikular mund të kenë fëmijë sepse testikuli i shëndetshëm mund të prodhojë sasinë normale të spermës.


Kur flitet për kancerin testikular, ndërhyrja e hershme është shumë e rëndësishme. Ja 5 gjërat që çdo burrë duhet të dijë mbi këtë sëmundje:


Në shumicën e rasteve rekurrenca pas kancerit testikual është e ulët


Në rastin më ideal, kur sëmundja është diagnostikuar herët – ndjekja e afërt e pacientit është e mjaftueshme si plan postooperator.  Nëse keni patur një tumor të stadit të hershëm, rreziku për rikthim të sëmundjes është më e lartë në dy vitet e para. Më pas, risku për rekurrencë është shumë i vogël – rreth 1%. Nëse jeni të kujdesshëm dhe ndiqni me rigorozitet konsultat me mjekun me shumë gjasa nuk do të keni më problem me kancerin testikular.


Diagnoza e kancerit asnjëherë nuk është e thjeshtë për t`u përballur. Por është e rëndësishme të kuptoni dhe të dini se kanceri testikular është një ndër format më kurueshme të kancerit.

Lexo më shumë: