Çfarë hamë ndikon në peshën tonë dhe obeziteti është i lidhur me riskun për kancer gjiri. Për gratë me kancer gjiri, disa kile më shumë rrisin riskun për rekurrencë të sëmundjes. Nëse zgjidhni një dietë të shëndetshme: të pasur me perime, drithëra, mish pule, peshk – ju rrisni mundësinë për të jetuar më gjatë pas diagnozës me kancer gjiri. Ende janë jo mirë të njohura mekanizmat që lidhin dietën me rezultatet e mira të jetëgjatësisë në kancer, por efekti i dietës është i pakundërshtueshëm.



A është soja e sigurt?


Ushqimet me bazë soje – si tofu, qumështi i sojës, etj – kanë disa përbërës të quajtur fitoestrogjen, të cilat janë të ngjashme me estrogjenin. Dikur, këto ushqime janë parë si jo të sigurta për gratë me kancer gjiri për shkak se disa tumore të gjirit ushqehen nga hormonet si estrogjeni dhe progesteroni. Po studimet e fundit i kanë rrëzuar këto dyshime, duke i sjellë këto ushqime si të sigurta për personat që vuajnë nga kanceri i gjirit. Shumë prej tyre kane ngritur edhe hipotezën e kundërt se mund të ulin riskun për kancer gjiri, por ende asgjë nuk është e vërtetuar.



A duhet thënë JO sheqerit?


Ideja se sheqeri ushqen kancerin është shumë e përhapur në mitet për kancerin. Megjithatë, edhe pse qelizat tumorale konsumojnë më shumë glukozë se qelizat e shëndetshme, një kafe me sheqer apo një ëmbëlsire nuk rrit as riskun për kancer e as riskun për rekurrencë në gratë me kancer gjiri. Ajo çfarë duhet pasur kujdes është se sheqeri i tepruar mund të ndikojë në peshën tonë dhe ashtu siç dihet, obeziteti ndikon negativisht në kancerin e gjirit.



Hani shumë perime.


Perimet mund t`ju mbrojnë nga risku për zhvillim të shumë llojeve agresive të kancerit. Po ashtu, frutat dhe perimet luajnë një rol të rëndësishëm në kontrollin e peshës tuaj, qe gjithashtu ndikon si në riskun për kancer gjiri por dhe në rekurrencën e tij.



Sa më shumë drithëra.


Këto ushqime përmbajnë nutrientë të quajtura fitokimikate, të cilat jo vetëm ulin riskun për zhvillim të kancerit të gjirit, por edhe risku për rishfaqje të sëmundjes reduktohet në gratë me kancer gjiri. Ato njihen dhe për vetitë e tyre të shkëlqyera kundër sëmundjeve kardiovaskulare dhe ne personat pas kimioterapisë rritet probabiliteti për sëmundje kardiake, ndaj konsumimi i tyre është i domosdoshëm.



A është alkooli i sigurt?


Birra, vera dhe likeret rrisin nivelin e estrogjenit në trup, çfarë ngre shqetësim për disa lloje tumoresh të gjirit sensitive ndaj këtij hormoni. Disa studime kanë treguar se të mbijetuarit e kancerit të gjirit, të cilët konsumojnë një ose 2 gota në javë kanë më shumë probabilitet për përsëritje të sëmundjes. Megjithatë, një gotë në raste të rralla nuk bën një diferencë të madhe.



A janë ushqimet bio më mirë?


Fatkeqësisht në Shqipëri abuzohet me termin bio, ndaj ajo që këshillohet është kryesisht konsumi i sa më shumë frutave dhe perimeve. Mjafton të jenë të pastruara me kujdes, për të larguar mbetje të kimikateve


.

Po yndyrat si ndikojnë?


Disa studime kanë lidhur yndyrat me rritjen e tumoreve të gjirit, por këto studime nuk janë plotësisht konkluduese. Sidoqoftë, këshilla jonë është te shmangni mishin e kuq, margarinën, djathin, akulloret, ushqimet e skuqura dhe ushqimet e përpunuara. Proteinat mund t`i gjeni në mishin e pulës dhe të peshkut.



Fokusohuni te fibrat.


Nëse konsumoni shumë fruta dhe perime jeni duke i marr ato në mënyre të natyrshme. Ato ju ndihmojnë në përgjithësi në ruajtjen e shëndetit dhe kryesisht në përmirësimin e nivelit të glukozës dhe funksionin e traktit digjestiv. Po ashtu, ato ju mbrojnë nga riksu për zhvillim të kancerit të gjirit.



Çfarë janë flavonoidet?


Flavonoidet i gjeni në qep, brokoli, çaj, majdanoz dhe kamomil. Studimet i kanë mbështetur në gratë postmenopauzante. Ato kanë treguar të ulin riskun për kancer gjiri.



Çfarë duhet të shmangim?


Mund të jeni të interesuar në preparate bimore që premtojnë se mund të kurojnë kancerin. Por disa prej tyre mund të përmbajnë elementë të cilët duhen shmangur në personat me kancer gjiri. Disa prej tyre janë: tërfili i kuq; evening primrose; jamballi etj.


Për pyetje mbi suplementet që mund të përdoren në personat me kancer gjiri, kontaktoni në:

Dieta në kancerin e gjirit