Të dëgjosh fjalën kancer të sjell në mëndje gjëra si kimioterapia, kirurgjia, rrezatimi. Por kur bëhet fjalë për kancerin e prostatës, kini kurojo – sepse këto gjëra mund të mos jenë pjesë e të ardhmes suaj.

Sigurisht, e ardhmja juaj do të ketë vendime shumë të rëndësishme, të cilat ju do t`i merrrni në bashkëpunim me njerëzit e tuaj të dashur dhe mjekun tuaj.

Vlerësimi nëse kanceri duhet trajtuar apo jo


Për të bërë vlerësimin e duhur të kancerit të prostatës, duhet të merren parasysh disa fakorë kyç si:

- Mosha

- Gjendja e përgjithshme shëndetësore

- Agresiviteti i tumorit

Agresiviteti i tumori përcaktohet kryesisht nga ajo çfarë sheh patologu nga biopsia, duke përfshirë gradën tumorale, volumin e qelizave kanceroze si dhe nivelin e PSA-së.

Disa tumore të prostatës rriten ngadalë dhe kanë risk të ulët, që do të thotë se duhet të kalojnë shumë vite që të mund të shfaqen simptoma ose shqetësime të ndryshme shëndetësore.

Në këto raste mund të rekomandohet një ndjekje e afërt e tumorit. Për të qenë edhe më të sigurtë në vendimmarrje, mund të na ndihmojne edhe testet gjenetike, me anë të të cilave mund të diferencojmë një tumor agresiv nga një tumor më pak agresiv – i cili nuk do të kishte të nevojshëm trajtimin.



Trajtimi në ekip multidisiplinar


Stafi multidisiplinar është i rëndësishëm për gjithë hallkat e menaxhimit të sëmundjes. Në këtë staf duhet të bëjnë pjesë të paktën një urolog dhe një onkolog. Por edhe suporti nga psikologu apo familja dhe njerëzit e afërm luajnë një rol të rëndësishëm.

Cfare kuptojmë me ndjekje të afërt?


Është e rëndësishme të kuptohet se ndjekja e afërt nuk do të thotë të mos bësh asgjë. Do të thotë që duhen bërë kontrolle të vazhdueshme dhe nëse shfaqen shenja apo simptoma të sëmundjes do të ndërhyet me trajtimin e nevojshëm.

Arsenali i terapive


Nëse gjykohet se trajtimi është i nevojshëm dhe nuk duhet të shmanget, ka shumë opsione trajtimi për të eksploruar:

Prostatektomia radikale:
Heqja e prostatës dhe limfonodujve me anë të kirurgjisë.

EBRT:
Radioterapi për eliminimin e qelizave tumorale dhe zvogëlimin e tumorit.

Brakiterapi:
Trajtim me radioterapi në brendësi të prostatës.

Terapi sistemike:
Trajtimi me terapi hormonale ose kimioterapi për stade më të avancuara të sëmundjes.

Sot, kanceri i prostatës ka ndër rezultatet më të mira të mbijetesës. Ndaj, nuk ka vend për dëshpërim. Merrni kohën e nevojshme për gjetur nje mjek të besuar dhe merrni vendimet pasi të jeni mirëinformuar.



Lexo më shumë:


Dilema e kancerit të prostatës: Ta trajtosh apo ta mbash në ndjekje?