A jeni duke marr mjaftueshëm vitaminë D? Ndër të tjera, disa studime kanë treguar se mungesa e vitaminës D mund të rris riskun për kancer gjiri.

Çfarë thonë studimet për vitaminën D?


Vitamina D është një ko-faktor në shumë procese të trupit të njeriut. Por shumë njerëz nuk marrin mjaftueshëm vitaminë D.

Studimet
e kanë lidhur mungesën e vitaminës me disa çrregullime të ndryshme shëndetësore, duke përfshirë:

  • Çrregullime të gjumit
  • Diabet
  • Hipertension
  • Dobësi muskulore
  • Sklerozë multiple

Po ashtu, studimet kanë treguar se niveli i ulët i vitaminës D mund të rrisë gjasat për disa lloje kanceri dhe ndër to, edhe kancerin e gjirit. Sipas studimit, gratë me nivelin më të lartë të vitaminës D, kishin rreth 45% me pak risk për zhvillim të kancerit të gjirit krahasuar me gratë me nivelin më të ulët të vitaminës D.

Një tjetër studim ka treguar se gratë e sapo diagnostikuara me kancer gjiri, me nivel të lartë të vitaminës D kanë pasur jetëgjatësi më të lartë se ato me nivel të ulët të vitaminës D.

Është e rëndësishme të thuhet se pavarësisht nivelit të vitaminës D në gjak, variantet e gjenit te receptorit të vitaminës D (që përcakton se si qelizat përthithin vitaminën) mund të ndikojnë në aftësinë e vitaminës D për të parandaluar kancerin ose për të lehtësuar agresivitetin e sëmundjes.



Nga e marrim vitaminën D?


Vitamina D ndryshon nga mikronutrientët e tjerë. Trupi ynë prodhon vet vitaminë D kur ekspozohet në diell.

Po ashtu, vitaminën D mund ta marrim edhe me anë të ushqimit. Salmoni, toni dhe skumbri janë burime natyrale të vitaminës D. Qumështi, kosi dhe disa drithëra të paketuara janë të fortifikuara më vitaminë D. Po ashtu, vitaminën D mund ta merrni edhe si suplement.

Si mund të kuptosh nëse jeni duke marr mjaftueshëm?


Mungesa e vitaminës D nuk jep simptoma specifike, ndaj është e vështirë të kuptohet në bazë të tyre nëse ke mungesë apo jo. Mënyra më e mirë për të vlerësuar nivelin e vitaminës D është duke kryer një analizë gjaku.

Personat që jetojnë në vende të ftohta janë më shumë të prirur për të pasur mungesë të vitaminës D, për shkak të ekspozimit të pakët në diell.

Nëse keni një BMI të lartë apo keni ngjyrë të errët të lëkurës, jeni po ashtu më të prirur për të pasur nivel të ulët të vitaminës D

Në rastin e nivelit të ulët të vitaminës D, rekomandohet:


  • Të marrësh suplement ditor të vitaminës D nga 1000 – 2000 unite Vitaminë D;
  • Të presësh 6 muaj.
  • Të ripërsërisësh analizën e gjakut për matjen e nivelit të vitaminës D.

Edhe pse vitamina D është e sigurt pothuajse për këdo për ta marrë, është gjithmonë e rëndësishme të konsultoheni më parë me mjekun për të parë nëse keni apo jo ndonjë kundërindikim për fillim të suplementit.

Edhe pse studimet kanë bërë lidhjen ndërmjet vitaminës D dhe riskut për kancer gjiri, ende nuk ka një marrëveshje se cila është sasia adekuate e vitaminës që duhet marrë.

Megjithatë, deri sa rekomandimet të jenë më specifike, është e arsyeshme të kujdeseni për një nivel normal të vitaminës D, çka mund të ul riskun për kancer gjiri dhe mund të përmirësoj mbijetesën në rast të diagnostikimit të mundshëm.



Lexo më shumë:


A mund dieta të rrisë mbijetesën në kancerin e gjirit?