Kanceri i stomakut e ka fillesën nga qelizat e shtresës së brendshme (mukoza) të stomakut. Sëmundja kryesisht zhvillohet ngadalë, për disa vite. Me zhvillimin e sëmundjes, qelizat kanceroze përhapen në gjithë shtresat e stomakut dhe mund të prekin edhe organet përreth si mëlçinë dhe pankreasin. ...