Disa mite mbi epilepsinë janë me shekuj të vjetra, por disa prej tyre besohen edhe në ditët e sotme. 
Neurologu Drini Dobi shpjegon të vërtetat mbi to.


1. Nëse ke pasur një atak konvulsiv, ke epilepsi.


Një person diagnostikohet me epilepsi nëse ka dy ose më shumë atake të paprovokuara (papritur) me një diferencë kohe prej 24 orësh.

Kur ataku i konvulsioneve është i provokuar nga pirja e tepruar e alkoolit, mungesa e gjumit, barna të reja, nuk është i lidhur me epilepsinë.


2. Personat me epilepsi kanë çrregullime mendore ose të pa qëndrueshëm emocionalisht.


Epilepsia është një term ombrellë i cili mbulon shumë lloje atakësh konvulsivë dhe çrregullime epileptike. Klasifikohet si një problem funksional i trurit por jo mendor dhe ka shumë shkaqe jo mirë të përcaktuara.


3. Personat me epilepsi janë më pak inteligjent.


Epilepsia ka pak ose fare efekt në aftësinë e një personi për të menduar, përveç momentit të atakut, për një kohëzgjatje të shkurtër pas atakut dhe si pasojë e efekteve anësore të disa medikamenteve antiepileptike.


4. Personat me epilepsi nuk mund të punojnë në punë të vështira dhe stresuese.


Në fakt ata munden dhe shumë prej tyre e bëjnë. Shumë profesione në pozicione të rëndësishme të biznesit, qeverisë, sistemit të drejtësisë, sportit dhe mjekësisë – mund të jenë të pa përshtatshme për personat me epilepsi.


5. Është e thjeshtë të kuptosh kur ataku po fillon.


Nuk mund të parashikojmë se kur do të filloj ataku, megjithatë disa prej personave me epilepsi thonë se kanë disa sensacione para fillimit të atakut – të cilat quhen “aura”

Megjithatë studimet në këtë fushë janë ta vazhdueshme për të kuptuar dhe parashikuar atakët.


6. Ataket janë të dhimbshme.


Gjata atakut, personi humb ndjenjat dhe nuk është i vetëdijshëm, ndaj nuk është në gjendje për të ndjerë dhimbje. Më pas, mund të ndodh që të ndjejë diskomfort, ose nëse është rrëzuar gjatë atakut mund të ketë dhimbje muskulore.


7. Epilepsia është më e shpeshtë te fëmijët.


Epilepsia mund të zhvillohet në të gjitha moshat.


8. Gjatë atakut epileptik mund të ndodh të gëlltisësh gjuhën.


Maksimumi që mund të ndodh gjatë atakut epileptik, është që personi të kafshojë gjuhën e tij.


9. Duhet të vendosësh diçka në gojën e personit që po pëson një atak.


Asnjëherë nuk duhet të bësh një gjë të tillë gjatë atakut epileptik. Kjo mund të dëmtojë dhe jo të ndihmojë atë që është duke pasur një atak. Ajo çka mund të bëjmë për ta ndihmuar është ta kthejmë në njërën anë dhe të largojmë objekte përreth të cilat mund të jenë të rrezikshme dhe të presim përfundimin e atakut.

Në rast se shihni që ataku po zgjat më shume se pak minuta, duhet të telefononi urgjencën.


10. Epilepsia nuk mund të kontrollohet në mënyrë efektive.


Ka shumë mënyra për te trajtuar, minimizuar, kontrolluar dhe në disa raste edhe për të eliminuar epilepsinë. Me barna antiepileptikë është e mundur të kontrollohen atakët epilepsisë në 70% të rasteve. Është dhe mundësia  e ndërhyrjes kirurgjikale, por kjo varet nga zona në të cilën origjinon epilepsia në tru.



11. Gratë me epilepsi nuk munden dhe nuk duhet të mbeten shtatzënë.


Epilepsia nuk ndikon në aftësinë e një gruaje për të mbetur shtatzënë dhe ka efekte minimale në zhvillimin e fëmijës.

Megjithatë, për gratë të cilat marrin barna antiepileptike, risku për defekte në lindje shkon nga 2 deri në 10%. Por nëse ka një bashkëpunim të mirë ndërmjet gjinekologut dhe neurologut ky risk mund të minimizohet.  


12. Epilepsia mund të trashëgohet.


Fëmijët e prindërve me epilepsi kanë risk më të lartë për të bërë atak. Megjithatë, ky risk është shumë i ulët. Kjo për shkak se epilepsia nuk shkaktohet nga një gjen i vetëm por nga kombinimi i defekteve të shumë gjeneve.


13. Nuk mund të bësh një jetë normale nëse je me epilepsi.


Epilepsia mund të ndikoj në stilin e jetesës por nuk të pengon të jetosh një jetë normale. Nëse një person me epilepsi dëshiron të kryej aktivitete sportive të rrezikshme duhet të këshillohet më parë me neurologun për të kuptuar nëse mund të përbëjnë rrezik për shëndetin.




Lexo më shumë:

Epilepsia - pyetjet më të shpeshta