Demenca e trupave Levi (DTL) është demenca "tjetër". Kjo lloj demence nuk ka famën e sëmundjes Alzheimer. Simptomat e saj “mund të kalojnë nën radarin” e shumë profesionistëve mjekësorë dhe mund të jetë e vështirë të diagnostikohet në një fazë të hershme, kështu ndodh që pacientët shpesh diagnostikohen gabimisht ose presin disa vjet për të marrë diagnozën e saktë.

DTL mund të ndodhë tek individët me sëmundjen e Parkinsonit ose të ketë fillim të ngjashëm lidhur me problemet e kujtesës që mund të shihen në sëmundjen e Alzheimerit. Në të dy situatat studiuesit shohin "Trupat Levi" në qelizat e trurit që janë karakteristike për sëmundjen, sipas të cilëve ka marrë edhe emrin.

Gjendja ndodh kur ka grumbullime jonormale të proteinave në qelizat e trurit që janë përgjegjëse për sjelljen, mendimin dhe lëvizjen.

Çfarë është demenca e Trupave Levi?


Demenca është zhvillimi i një ndryshimi të të menduarit që ndikon në funksionimin e përditshëm.

Ndërsa humbja e kujtesës është simptoma më e njohur e demencës, njerëzit me DTL jo domosdoshmërisht e përjetojnë atë që në fillim. Ata shpesh kanë më shumë kritikë ose e thënë ndryshe janë të vetëdijshëm për ndryshimet fizike dhe mendore që po përjetojnë krahasuar me njerëzit me sëmundjen e Alzheimerit.

Ashtu si në Alzheimer simptomat e DTL përkeqësohen me kalimin e kohës. Njerëzit me DTL rëndom përjetojnë pesë simptoma:

Ngadalësimi mendor

Njerëzit zbulojnë se ata shkëputen nga biseda/tema ose shpërqendrohen më lehtë. Ata e pranojnë që nuk e përpunojnë dot informacionin aq shpejt sa dikur. Kryerja e disa veprimeve njëherësh bëhet më sfiduese.

Ka ditë kur nuk mund të mbarojnë një fjali ose të vazhdojnë të humbasin sendet e tyre si p.sh., syzet. Disa harresa janë normale me plakjen, por aq sa nuk ndikojnë në aftësinë e një personi për të kryer aktivitetet e tij ditore.

Halucinacione vizive


Pacientët me LBD mund të shohin gjëra që nuk janë atje, si një qen apo person. Ata mund të njohin që objektet nuk ekzistojnë dhe zakonisht nuk tremben prej tyre.

Bëhet problematike kur njerëzit fillojnë të besojnë se halucinacionet e tyre vizuale janë të vërteta, Nëse ata thërrasin policinë ose nuk mund të bien në gjumë sepse janë të frikësuar, mund të na duhet të menaxhojmë këtë simptomë (halucinacionin). Nëse keni filluar të shihni gjëra që nuk ekzistojnë, lajmëroni një të afërm ose mjekun tuaj.

Parkinsonizmi


Njerëzit shpesh përjetojnë simptoma motore të njëjta me ato që ndodhin në sëmundjen e parkinsonit. Fol me një mjek nëse ti vetë apo një i afërmi yt po përjeton simptmat e mëposhtëme:

• Dridhje - dridhje të pavullnetshme të duarve, krahëve ose këmbëve, kur thjesht pushoni ose gjatë ecjes.
• Zhvendosja e ecjes, e cila duket sikur personi është duke lëvizur këmbët ndërsa ecën, ndoshta i përkulur përpara.
• Lëvizjet më të ngadalta.
• Ngurtësi ose ngushtësi në gjymtyrë përtej asaj që do të ndodhte me plakjen normale.
• Një çekuilibër që mund të çojë në një rrëzim.

Fluktuacione


Një anëtar i familjes, ose një person i prekur, mund të raportojë se ka ditë normale, por herë të tjera duket i hutuar ose i përgjumur. Shpesh ky hutim ose përgjumja kalojnë pa asnjë ndërhyrje.

Nga ana tjetër, njerëzit me Alzheimer, kanë tendencë të kenë konfuzion çdo ditë sesa në mënyrë sporadike. Nëse ju ose një i dashur përjetoni konfuzion ose përgjumje disa herë duhet të konsultoheni me mjekun e familjes, me një psikiatër dhe/ose neurolog.

Çrregullimet e gjumit


Pacientët shpesh kanë një çrregullim të gjumit kur p.sh. ata  veprojnë fizikisht në ëndrrat e tyre. Nëse ëndrra e tyre përfshin vrapim, për shembull, këmbët e tyre mund të lëshohen nën mbulesa. Këto çrregullime mund të fillojnë para çdo simptome tjetër - shpesh vite më parë - dhe zakonisht vërehen nga bashkëshorti apo bashkëshortja apo familjarët.

Ne mund ta diagnostikojmë çrregullimin e gjumit duke realizuar një studim të gjumit. Dhe ka shumë të ngjarë që një person me çrregullim të gjumit të sëmuret DTL ose me sëmundjen e Parkinsonit. Shpesh kur dikush paraqitet tek mjeku për një vlerësim dhe doktori e pyet për shqetësimet e gjumit, partneri  thotë: “ka vite me këtë problem”.

Diagnostikimi dhe Trajtimi i Demecës së Trupave Levi


Meqenëse disa simptoma të lidhura me DTL mund të ndodhin në crregullime të tjera është me rëndësi jetike të kërkohet një vlerësim i plotë dhe diagnoza e duhur kujdes nga një mjek specialist (për shembull një neurolog, psikiatër geriatrik ose geriatër). Neurologët do të përqendrohen në menaxhimin e simptomave që shkaktojnë problem pasi që nuk ka asnjë ilaç të aprovuar nga FDA-ja e SHBA -së që trajton ndryshimet e trupit Levi në tru.

Specialistët që përmëndëm më lart mund të japin barna ose të ndërhyjnë me metoda të tjera për çështje si:

- Përmirësimi i konjicionit (aftësitë e të menduarit)
- Reduktimi i halucinacioneve
- Pakësimi i simptomave motore

Ndonse nuk mund të kurohet DTL-ja mjekët neurologë dhe/ose psikiatër mund të sigurojmë menaxhim efektiv të simptomave që përmirëson cilësinë e jetës së këtyre pacientëve.

Së fundi Institutet Kombëtare të Shëndetit dhe industria farmaceutike kanë ndërmarrë studime kërkimore për njohjen, diagnostikimin dhe trajtimin e individëve me DTL. Prej studimeve pritet që do të thellojnë njohuritë e deritanishme për biologjinë e sëmundjes dhe mënyrën e trajtimit të individëve me DTL. Rrezultatet e para duken premtuese.


Cilat janë shenjat e hershme të demencës?


Harresa me moshën: Kur është normale?


A mund të dridhen duart me moshën?