Çfarë është radikulopatia cervikale?


Radikulopatia cervikale është dëmtimi ose mosfunskionimi normal i nervit, shkaktuar nga ngjeshja e një prej rrugëve nervore afër vertebrës cervikale. Dëmtimi i nervave në zonën cervikale mund të shkaktojë dhimbje dhe humbje të ndjeshmërisë përgjatë rrugës që përshkon nervi nga baza nw vertebwr deri fund tw inervimit p.sh në krahë apo duar në varësi të segmentit ku është prekur nervi.


Çfarë e  shkakton radikulopatinë cervikale?


Dëmtimi mund të ndodh si rezultat i presionit të ushtruar nga një disk i dëmtuar/thyer, nga ndryshime degjenerative në kocka, artriti ose dëmtime të tjera që ushtrojnë presion mbi rrënjët/rrugët  e nervit.

Për njerëzit në moshë ndryshimet e pritshme degjenerative në disk mund të shkaktojnë tension në nerva. Tek më të rinjtë radikulopatia cervikale ka tendencën të ndodhë për shkak të një disku të dëmtuar ndoshta si rezultat i një traume. Disku më pas ngjesh ose inflamon rrugën nervore duke shkaktuar kështu dhimbje.


Simptomat e radikulopatisë cervikale.


Simptoma kryesore e saj është dhimbja që shpërndahet në duar, qafë, kraharor e shpatulla. Një person me radikulopati mund të përjetojë dobësi të muskujve, mpirje ose ndjesi shpuese (si shpim me gjilpërë) në gishta ose duar. Simptoma të tjera mund të përfshijnë mungesën e koordinimit veçanërisht me duart.


Cilat janë trajtimet për radikulopatinë cervikale?


Radikulopatia cervikale mund të trajtohet duke përdorur kombinime: terapie medikamentoze, p.sh barnat kundër dhimbjes si kortikosteroidet (anti-inflamatorë të fuqishëm) ose anti-iflamatorët jo steroidë si ibuprofeni ose naproxeni, me trajtimet fizike. Steroidet mund të jepen në rrugë orale ose si injeksione epidurale (injeksion që kryhet në hapësirën rrethuese të durës, që është membrana rrethuese e shtyllës kurrizore). 

Terapitë fizike mund të përfshijnë tërheqjen e lehtë të qafës dhe mobilizim, ushtrime  dhe të tjera mënyra për të zvogëluar dhimbjen. Nëse ngjeshja që ushtrohet në nerv është shumë e madhe deri në atë masë sa ndikon në efikasitetin e veprimeve motorike atëherë ndërhyrja kirurgjikale mund të jetë e nevojshme për të lehtësuar presionin e ushtruar dhe duke përmirësuar kështu dhimbjen.



Lexo më shumë:


Kur duhet të kërkoni një konsultë për dhimbjet e mesit - shpjegon neurologu.