Fibromialgjia karakterizohet nga dhimbja kronike dhe lodhja, pa një shkak specifik. Por dhimbja, edhe pse nuk është e shkaktuar nga një dëmtim, është reale.

Kur fibromialgjia diagnostikohet dhe trajtohet siç duhet, shumica e njerëzve kanë përmirësim të simptomave dhe cilësisë së jetës. Por diagnostikimi i fibromialgjisë është shpesh i vështirë dhe mund të ngjasoj me gjëndje të tjera shëndetësore.

Simptoma kryesore e fibromialgjisë është dhimbja e përhapur. Ju mund të ndjeni dhimbje në anën e majtë ose të djathtë të trupit, mund të jetë sipër ose poshtë belit. Por dhimbja mund të shfaqet edhe vetëm në një ose dy pjesë të trupit, veçanërisht në qafë dhe shpatulla.

Diagnoza e fibromialgjisë është e vështirë të vendoset sepse ajo nuk është e vetmja sëmundje që shfaqet me këto simptoma.

Përveç dhimbjes, një tjetër simptomë e rëndësishme në fibromialgji është lodhja kronike, e cila po ashtu shfaqet edhe në gjendje të tjera shëndetësore.

Ka dhe simptoma të tjera që mund të hasen në fibromialgji, por ashtu si dhimbja dhe lodhja, janë simptoma të shpeshta edhe për sëmundje të tjera. Këto simptoma mund të jenë:


Disa prej sëmundjeve me të cilat shpesh mund të keq-diagnostikohen pacientët si pasojë e simptomave të përbashkëta janë:


Një arsye tjetër pse fibromialgjia mbetet e nëndiagnostikuar është se në persona të ndryshëm ajo shfaqet me grupe simptomash të ndryshme, që do të thotë se jo çdo kush me fibromialgji do të ketë të njëjtat simptoma. Dhe meqenëse fibromialgjia është e ngjashme me shumë sëmundje të tjera, mjekut i duhet të përjashtoj patologjitë e tjera deri në arritjen e diagnozën përfundimtare të fibromialgjisë.

Një tjetër vështirësi në diagnostikimin e fibromialgjisë është se shpesh pacientët mund të kenë dhe sëmundje të tjera shoqëruese. Psh. artrit, apne e gjumit etj. – dhe njëkohësisht të vuajnë edhe nga fibromialgjia. Në këto raste shpesh ndodh që plani i trajtimit të jetë i fokusuar në sëmundjen primare pa marr në konsideratë diagnostikimin për fibromialgji.



Si mund të diagnostikohet fibromialgjia?

Fibromialgjia identifikohet gjatë ekzaminimit fizik të pacientit. Personat me fibromialgji ankojnë për dhimbje të përhapur në trup, pa një shkak të caktuar dhe që zgjat mbi tre muaj. Gjatë ekzaminimit vlerësohen pika të caktuara në trup, duke ushtruar presion mbi to. Ato mund të përforcojnë diagnozën e fibromialgjisë por janë të pamjaftueshme për të përcaktuar diagnozën.

Kur mendoni për dhimbjen kronike duhet të dini se:


  • Dhimbja e vazhdueshme nuk është vetëm në mendjen tuaj, dhimbja është e vërtetë dhe duhet të trajtohet. Mund të ketë faktorë të tjerë të cilët kontribuojnë në dhimbje, si ankthi ose depresioni.
  • Të mbani shënime mbi dhimbjen tuaj mund t`ju ndihmoj në konsultën me mjekun për të thjeshtuar procesin e diagnostikimit.
  • Konsulta me një specialist i cili mund të diagnostikojë dhe trajtojë fibromialgjinë – Neurologu ose Reumatologu – ju ndihmon në konfirmimin ose përjashtimin e diagnozës.
  • Nëse diagnostikoheni me fibromialgji ka trajtime efikase që lehtësojnë dhimbjen dhe përmirësojnë cilësinë e jetës.


Lexo më shumë:


Dhimbja e mesit - Çfarë duhet të dimë?