Me shumë gjasa, nuk do të jeni dhe aq fleksibël, të shpejtë e të fortë në moshën 60 vjeçare sa jeni apo keni qenë në moshën 20 vjeçare. Koha ndikon në trupin dhe trurin tuaj. Lidhjet midis qelizave të trurit të cilat krijojnë dhe risjellin kujtime ndryshojnë me moshën, gjithashtu proteinat dhe hormonet që mirëmbajnë trurin tonë nuk funksionojnë më ashtu si dikur. Me kalimin e moshës është mirë të dimë dallimin midis harresës normale dhe asaj çfarë është shqetësuese që padyshim duhet ta ndani me mjekun tuaj.
Detajet
Normale: Harroni të takoheni me një mik, por më vonë kujtoheni. Ju kujtoni dasmën e vitit të kaluar, por nuk jeni shumë të qartë për personat që ishin aty. Ju keni komunikuar me mikun tuaj javën e kaluar, por nuk e kujtoni me saktësi gjithçka.
Kujdes: Harroni takime të rëndësishme. Pyesni vazhdimisht miqtë dhe familjarët për detaje. Harroni eventet në të cilat keni marr pjesë së fundmi dhe biseda që sapo i keni bërë.
Numrat
Normale: Harroni tek tuk të bëni pagesën e ndonjë fature, ose keni shtuar 3 lugë gjelle sheqer ndërkohë që duhet të shtonit vetëm 1 lugë çaji.
Kujdes: Keni vështirësi me përqëndrimin, hartimin e një plani dhe zgjidhjen e problemeve. Hasni vështirësi në operimet me numra duke e bërë të vështirë ndjekjen e një recete ose menaxhimin e buxhetit familjar.
Lojra dhe aktivitete
Normale: Keni nevojë për ndihmë për vendosjen e mikrovalës apo për regjistrimin e shfaqes suaj të preferuar. Për një moment përjetoni një bllokim të kujtesës për rregullat e lojës së pokerit apo lojra të tjera.
Kujdes: Nuk mund të përdorni sobën tuaj. Harroni rregullat e basketbollit ose tenisit, lojra të cilat i keni lujatur ose i keni ndjekur për dekada.
Harresa të momentit
Normale: Kontrolloni xhepat, tavolinën e kuzhinës, makinën tuaj dhe ktheheni sërish për të marrë çelësat që keni harruar.
Kujdes: Vendosni gjërat në vende të pazakonta, për shembull telefonin tuaj në frigorifer. Nuk mbani mend hapat që duhet të ndiqni, fajësoni dikë për vjedhje të gjërave.
Sa është data sot?
Normale: Ka raste kur ju duhet të ndaloni një moment për të kujtuar se çfarë dite është, por ju rikujtohet çdo gjë shumë shpejt.
Kujdes: E gjithë ideja e kohës është konfuze. Jeni të qartë për çfarë po ndodh momentalisht por nëse përpiqeni të mendoni për diçka që ka ndodhur javën e kaluar ose që do të zhvillohet të nesërmen ju ndiheni të humbur, të paorientuar.
Si erdha deri këtu?
Normale: Vërtiteni nëpër kuzhinë dhe e keni të pamundur të kujtoni se çfarë po kërkoni. Kur jeni duke dhënë disa udhëzime për një adresë ju ndodh të harroni emrin e rrugës. Ndërkohë që vazhdoni të mos e kujtoni emrin e rrugës ju kujtohet se si mund të shkoni në vende të ngjashme me të.
Kujdes: Hasni vështirësi në gjetjen e rrugës për në shtëpi, humbisni ose ndiheni konfuz në vendet që ju i njihni shumë mirë.
Ma jep pak atë...
Normale: Harroni emrin e diçkaje, e keni në majë të gjuhës por nuk mundeni ta shprehni.
Kujdes: Filloni i emërtoni gjërat në mënyrë të gabuar, në disa raste në një mënyrë shumë të çuditshme. Lugës mund të ndodh që i thoni krevat. Ndërkohë që jeni duke folur ndërprisni bisedën duke mos e kuptuar për çfarë po flisni. Keni vështirësi në ndjekjen e bisedave.