Arsyet pse dhimbjet nervore janë më të ndjeshme natën.

Neuropatia periferike është kur nervi ose një grup nervash jashtë trurit dhe palcës kurrizore dëmtohen ose rreshtin së funksionuari. Kjo mund të ndodh për shkak të dëmtimit të një nervi, si në rastin e sindromit të tunelit karpal, ose si pasojë e dëmtimit të një grupi nervash, si në rastin e neuropatisë periferike në këmbë.

Dhimbja shkaktohet në varësi të nervave të dëmtuar. Personat që vuajnë nga neuropatia, e përshkruajnë dhimbjen zakonisht si diskomfort të shoqëruar me mpirje, shpime dhe djegie.

Por çfarë e bën dhimbjen neuropatike të ndihet më shumë natën dhe si mund ta lehtësojmë?


Mungesa e vëmendjes


Niveli ynë i vëmendjes mund të ndikoj në mënyrën se si e perceptojmë dhimbjen. Kështu që, gjatë ditës, kur jemi në punë ose kur jemi duke u kujdesur për fëmijët apo punë të tjera – jemi të shpërqendruar dhe të zënë. Edhe pse nuk ka pasur shumë studime në lidhje me këtë, ideja se gjatë ditës nuk jemi të fokusuar te dhimbja për shkak të gjërave të tjera që kërkojnë përqendrimin tonë, shkon të jetë një nga arsyet pse dhimbja natën perceptohet edhe më shumë.

Temperatura dhe gjumi


Një tjetër arsye për dhimbjen gjatë natën është edhe temperatura. Gjatë natës, temperature e trupit pëson disa ndryshime dhe ulet lehtësisht. Po ashtu, shumë njerëz preferojnë të flenë në dhoma me temperaturë pak më të ulët se dhoma e ndenjes.

Nervat e dëmtuar mund ta interpretojnë rënien e temperaturës si dhimbje dhe shpime, çfarë rrit ndjesinë e neuropatisë.

Gjithashtu vlen të mendohet edhe cilësia e gjumit. Nëse nuk bëjmë një gjumë cilësor natën, për shkak të zakoneve jo të mira apo për shkak të çrregullimeve që pengojnë gjumin, kjo gjendje mund të na çoj në perceptim më të madh të gjumit.



Emocionet dhe stresi


Gjendja jonë emocionale mund të ndikoj në mënyrën se si e perceptojmë dhimbjen. Stresi dhe ankthi mund të ushqejnë dhe amplifikojnë dhimbjen. Të jetuarit në gjendje kronike stresi shkakton një kaos si në gjendjen tonë fizike ashtu dhe mendore.

Mjekimet


Ndonjëherë dozat e medikamenteve dhe koha kur merren duhen rregulluar, kjo veçanërisht për medikamente me veprim të shkurtër që përdoren për dhimbjen neuropatike.

Si të lehtësojmë dhimbjen neuropatike natën?


Konsulta me mjekun tuaj neurolog mund të vlej për të ndryshuar dozat dhe oraret e mjekimeve ose edhe për të shtuar medikamente të tjera për të lehtësuar dhimbjen.

Terapia konjitive bihejviorale mund të jetë një mënyrë shtesë për t`u ndjerë më mirë dhe reduktuar dhimbjen.

Ajo çka është me rëndësi është të diskutuarit me mjekun sa më parë. Shpesh personat me këto dhimbje vizitohen nga mjeku pas shumë kohe të gjatë pritjeje, kur dëmtimi i nervit mund të jetë kthyer në të përhershëm dhe pikërisht kjo duhet shmangur.



Lexo më shumë:


Çfarë është dhimbja nervore (neuropatia) dhe nga ndryshon nga dhimbjet e tjera?