Për vite me radhë dhimbja nga artriti të ka munduar. Pastaj, iu nënshtruat kirurgjisë së shumë pritur për zëvendësimin e gjurit dhe ja, përsëri dhimbja vazhdon.

Në këto raste duhet fajësuar truri. Truri ynë mësohet me ekspozimin e zgjatur ndaj dhimbjes dhe përshtatet me të.

Është njësoj si të përshtatesh me ndryshimin e motit kur lëviz nga një vend në tjetrin. Në fillim të bezdis lagështia dhe i nxehti. Por pas shumë kohësh, trupi mësohet dhe fillon të shijosh motin e ri.

Në ndryshim nga situata e këndshme më sipër, kur truri ynë mësohet me dhimbjen – ky përbën një problem që njihet si sensitizim central – pa dyshim qe askush nuk përfiton nga kjo.


Dy lloje dhimbjesh


Dhimbja periferike është një dhimbje e fortë që ndihet e lokalizuar – psh. dhimbja e gjurit.

Dhimbja centrale është dhimbje më tepër e komplikuar e cila ndërmjetësohet nga truri dhe palca kurrizore. Ajo çka dihet është se lehtësimi vetëm i dhimbjes periferike nuk është e majftueshme për personat që kanë edhe dhimbje central.

Imagjinoni si të jeni në një koncert me muzikë të fortë. Është e thjeshtë dhe normale të dëgjosh muzikën gjatë koncertit, por për personat me dhimbje kronike me sensitizim central muzika vazhdon edhe në shtëpi, kur koncerti ka përfunduar.


Problemet që lidhen me dhimbjen centrale


Historikisht, mjekët e kanë lidhur dhimbjen centrale vetëm me dëmtim të nervave si dëmtim i kordës spinale ose strokun.

Por sa më shumë mësojmë për dhimbjen centrale, aq më shumë e lidhim atë me gjendje të tjera. Ato përfshijnë:


Çdo lloj dhimbje trajtohet ndryshe


Zakonisht, mjekët e trajtojnë dhimbjen periferike me medikamente që reduktojnë inflamacionin, injeksion ose kirurgji për të korrigjuar shkakun.

Psh. barnat antiinflamatore (AIJS), si Ibuprofeni, Naproxeni përdoren për të trajtuar dhimbjen inflamatore nga osteoartriti. Megjithatë, këto barna nuk mund të lehtësojnë edhe dhimbjen centrale.

Për lehtësimin e dhimbjes centrale mjekët mund të përdorin barna të cilat veprojnë në tru ose në palcën kurrizore, si:

  • Ipidacrina
  • Amitriptilina
  • Pregabalina
  • Duloxetina
  • Venlafaxina

Takimi me një psikolog gjithashtu mund të jetë i rëndësishëm për të lehtësuar sensitizimin central. Psikologët mund të ndihmojnë me anë të terapisë konjitivo - bihejviolare (CBT). Të mësuarit të teknikave të menaxhimit të stresit dhe lehtësimit të ankthit, ka treguar të jetë gjithashtu një trajtim efektiv.


Kur duhet të kërkoni një konsultë për dhimbjet e mesit - shpjegon neurologu.