Është bërë një punë e gjatë kërkimore për të kuptuar se si lidhen sulmet e migrenës me pjesë të caktuara të trurit tonë. Ne dimë se kur kimikatet e trurit si serotonina dhe CGRP, nuk janë në ekuilibër, ndryshon mënyra sesi truri juaj funksionon para dhe gjatë migrenës.

Si ndikon migrena në TRU dhe cfarë simptomash shkakton?


  • Probleme me përqëndrimin dhe vëmendjen
  • Vështirësi në vendimmarrje
  • Vështirësi në të folur
  • Vështirësi në lexim e shkrim
  • Ndryshime në të percepruarit e shijeve dhe ndjesive të të prekurit

Nëntë nga dhjetë persona që vuajnë nga migrena shprehen se simptomat i kufizojnë shumë në bërjen e punëve të përditshme.

Rreth tetë në dhjetë njerëz me migrenë kanë të paktën një simptomë të asaj që quhet “allodynia”.Kjo është kur ju ndieni dhimbje nga gjëra që nuk janë të dhimshme, si:

  • Krehja e flokëve
  • Rruarja
  • Vendosja e kokës në jastëk
  • Vendosja e një kapeleje apo vathëve

Rreth 40% e pacientëve pohojnë se gjatë sulmeve të migrenës pësojnë dhimbje veshi.

Rreth 45% ne njerëzve me migrenë pohojnë se kanë simptoma të sinuseve si, marrje mëndsh, rrjedhje hunde dhe bllokim të hundëve.

Gati 1 në 3 njerëz me migrenë thonë se kanë ndjesi shpuese ose therrëse para se të pësojnë dhimbjen e migrenës. 

Po ashtu, ndjesia e përzierjes është e pranishme si pjesë e migrenës pasi raportohet se 5 nga 10 njerëz me migrenë e shfaqin këtë crregullim.

Stresi

Stresi është një nga shkaktarët më të zakonshëm të migrenës. Mbajtja nën kontroll e stresit mund të ndihmojë në mbajtjen e trurit tuaj më të qetë, kjo gjë ndihmon në parandalimin e sulmeve.

Si ndikon migrena në KOKE dhe cfarë simptomash shkakton?


Kur jeni nën ndikimin e një prej nxitësve të migrenës si: drita e fortë, stresi, mungesa e gjumit apo edhe ndonjë lloj ushqimi, pjesë të caktuara të trurit reagojnë më tepër se normalisht. Kjo gjë çon në dhimbje koke. Për gratë, uljet dhe ngritjet e estrogjenit mund të shkaktojnë migrenë dhe dhimbjen e kokës që vjen me të. Kjo mund të jetë edhe arsyeja pse gratë kanë sulme migrene tre herë më shpesh se burrat.

Simptomat në kokë dhe qafë:

  • Dhimbje e fortë dhe pulsuese
  • Dhimbje goditëse
  • Dhimbje qafe
  • Mpirje në pjesë të kokës dhe fytyrës

Përveç barnave, të nxehtit dhe të ftohtit mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes së migrenës. Nëse lagni me ujë të ftohtë një garzë dhe e vendosni në qafë mund të ndieni lehtësimin e ndjesisë së mpirjes. Nëse kjo praktikë nuk iu ndihmon atëherë një banjë e ngrohtë ose një garzë e ngrohtë do të ndihmonte në çlirimin e muskujve. Provojini keto praktika dhe shikoni se cila prej tyre ju ndihmon më shumë.



Si ndikon migrena ne SY dhe VESHË dhe cfare simptomash shkakton?


Kur jeni në kontakt me disa prej shkaktarëve të migrenës mund të shfaqen shqetësime të cilat lidhen me vështirësitë në shikim apo dëgjimin. Këto simptoma shfaqen gjatë aurës, para shfaqjes së dhimbjes së kokës. Këto simptoma zakonisht zgjasin rreth 20 minuta.

Simptomat

  • Halucinacione auditive
  • Shikim i turbulltë
  • Ndjeshmëria ndaj dritës dhe tingujve
  • Shikim i njollave të zeza ose vijave zig-zag

Rreth 40% e personave me migrenë thontë se kanë dhimbje veshi para ose gjatë atakut të migrenës.

Disa prej halucinacioneve auditive përshkruhen si tinguj të zërave të njerëzve. 2 nga 3 persona me halucinacione auditive vuajne njëkohësisht nga migrena dhe depresioni.

HUNDA


Nëse aromat ju duken te ndryshme nga zakonisht para sulmeve të migrenës mund të ndodh për shkak të ngacmimit të nervave.  Disa aroma mund t’ju duken të forta, ose të nuhasni gjëra të paqena.

Simptomat nazale

  • Presion në sinuse dhe dhimbje
  • Hundë të bllokuara
  • Njeshmëri ndaj aromave
  • Nuhatje e aromave të paqena

Rreth 45% e personave me migrenë shprehen se kanë rrjedhje të hundës dhe kongjestion gjatë atakut të migrenës.

Simptomat nazale shkaktuar nga migrena dhe simptomat e një problemi nga sinuset janë aq të ngjashme sa është e vështirë të shpjegohet ndryshimi mes tyre edhe nga vetë mjekët. Nëse keni rregullisht simptoma të sinuseve gjatë dhimbjes migrenoze, të dyja mund të jenë të lidhura.

KRAHËT DHE KËMBËT


Irritimi i pjesëve të caktuara të trurit që  mund të ndodhin gjatë aurës së migrenës mund të shkaktoj mpirje dhe pickime në këmbë dhe duar. Zakonisht këto simptoma shfaqen vetëm në njërën anë.

  • Mpirje në krahë, këmbë, gishta ose shputa zakonisht në një anë.
  • Ndjesi dembelosjeje e duarve dhe këmbëve.

Pothuajse 1 në 3 persona i përjeton këto simptoma para shfaqjes së dhimbjes migrenoze. Mpirja ose pickimi mund të shfaqet në një zonë specifike si vetëm në një gisht ose në një pjesë të tij.

TRETJA


Shkencëtarët ende nuk e dinë me saktësi se si ndodh, por truri dhe trakti gastrointestinal janë të ndërthurur dhe bashkëveprojnë me njëri -tjetrin në mënyra komplekse.  Ndaj mund të ndodh të keni probleme me tretjen para se të përjetoni sulmet e migrenës, gjatë sulmit ose direkt pas tij.

Simptomat e aparatit tretës

  • Përzierje
  • Të vjella
  • Diarre
  • Kapsllëk
  • Neps për ushqime specifike

Nauzea është një simptomë që shfaqet në gjysmën e rasteve me migrenë.

Nëse keni vënë re ndonjëherë një ndryshim në “rutinën e defekimit” para përjetimit të dhimbjes nga migrena, mund të jetë i lidhur me migrenën.  Mund të jetë pjesë e fazës prodromale ose e fazës para dhimbjes së kokës.



Si është të bashkëjetosh me migrenën?


Po ndajmë së bashku përjetime të disa individëve me migrenë.

Dhimbja fillon në syrin tim të djathtë dhe përhapet në anën e djathtë të kokës. Gjithashtu më kaplon një gjendje depresive, nuk mundem të jap shumë shpjegime e nuk mundem të kontrolloj durimin tim në 24 orët pasuese”, kështu shprehet A.P.

Nis si një dhimbje e lodhshme pas syve. Më pas dhimbja përhapet në formë shpimesh përmes syve duke bërë që të më dhembin edhe më shumë.  Ndjenja e përzierjes dhe ndjeshmëria ndaj aromave vijnë së bashku. Dhimbja përcillet si një valë e fuqishme nga koka e deri poshtë qafës”,  R.B.

Shumica e sulmeve të migrenës ndodhin kur jam në gjumë, e për pasojë unë zgjohem sikur më kanë goditur me një send të fortë në kokë për shkak të dhimbjes. Për rreth dy ditë mund të ndodh të kem shqetësime në stomak, shikim jo të qartë nga njëri sy, ndjeshmëri në sy dhe probleme në të folur. Më duket sikur kam vonesë në reflekse dhe mungesë të ndjeshmërisë pas atakut të migrenës”, J.S.

Përjetoj shikim të turbulluar, më duket sikur kam një perde në sy që më pengon të shikoj qartë. Situata bëhet aq keq sa nuk arrij të shkruaj ose të lexoj, gjithë kjo pasohet nga dhimbja e kokës”, J.S.

Nëse nuk marr dicka për dhimbjen, atëherë nis të më përzihet e vjell”, K.H.

Migrena në gjysmën e rasteve është e zakonshme – një dhimbje drithëruese që më kap gjithë kokën, të përziera, ndjeshmëri ndaj dritës. Gjysmën tjetër të rasteve e ndjej si një dhimbje të fortë të sinuseve me dhimbje të fytyrës dhe presion” S.B.

Dhimbjet e kokës janë të përqëndruara kryesisht në pjesën e pasme të kokës në njërën anë ose në tjetrën. Duket sikur dikush të jetë duke e shtrydhur atë pjesë të trurit”, K.P.



Lexo më shumë:


Çfarë duhet të bëni për të shmangur dhimbjen e kokës dhe migrenën?