Çfarë është Strok-u?


Strok-u ose goditja në tru përbën një urgjencë mjekësore. Ndodh kur një enë gjaku në tru shpërthen, ose edhe më shpesh, kur ajo bllokohet. Pa trajtim, qelizat e trurit fillojnë të vdesin shpejt. Kjo mund të shkaktojë paaftësi serioze ose vdekje. Nëse një person i dashur për ju po shfaq simptoma të strok-ut, telefononi menjëherë urgjencën.

Simptomat e Strok-ut


Telefononi menjëherë numrin e urgjencës kur shihni shenjat e një goditje në tru, të cilat mund të përfshijnë:

- Mpirje ose dobësi të trupit, veçanërisht në njërën anë
- Ndryshime të shikimit në njërin ose të dy sytë, ose probleme në gëlltitje
- Dhimbje koke e fortë me një shkak të panjohur
- Marrje mendsh, probleme të ecjes ose ekuilibrit
- Konfuzion, probleme të të folurit ose kuptuarit të të tjerëve

Mendo shpejt (FAST)


Ky test ndihmon në zbulimin e simptomave. Ai përfshin këta katër elementë:

- Fytyra e rënë. Kërkojini personit të buzëqeshë, e shihni nëse buza bie nga njëra anë
- Dobësi ose mpirje e krahut
Kërkojini personit të përsërisë një fjali të thjeshtë, e shihni nëse ka probleme në artikullim apo thotë fjalë të paqarta


    Koha = Dëmtim i trurit


    Çdo sekondë ka rëndësi. Pa oksigjen, qelizat e trurit fillojnë të vdesin brenda disa minutash. Pasi indi i trurit të ketë vdekur, pjesët e trupit të kontrolluara nga ajo zonë nuk do të funksionojnë si duhet. Kjo e bën goditjen në tru një shkak kryesor të paaftësisë afatgjatë. Ka barna që shkrijnë mpiksjet/koagujt e gjakut, që mund të frenojnë dëmtimin e trurit dhe ato duhet të jepen brenda një kohe të shkurtër, zakonisht brënda 3 orësh nga fillimi i simptomave.

    Diagnostikimi


    Ekzaminimet mund të fillojnë kur jeni ende në ambulancë. Sapo të arrini në repartin e urgjencës, do t'ju kryhen teste imazherike të tilla si Skaner CT, Rezonanca Magnetike -MRI ose ECHO. Mund t'ju kryhen edhe lloje të tjera ekzaminimesh, të tilla si një EKG (kontrollon aktivitetin elektrik të zemrës suaj) apo një EEG (kontrollon aktivitetin elektrik të trurit tuaj).

    Strok-u ishemik


    Ky është lloji më i zakonshëm i goditjes në tru: Thuajse 9 nga 10 goditje në tru përfshihen në këtë kategori. Një goditje ishemike ndodh kur një koagul gjaku bllokon enën e gjakut që vjen nga truri ose shkon në të. Mpiksja mund të fillojë në atë vend ose të vijë përmes gjakut nga diku tjetër në trup. Arteriet e bllokuara nëpër trup janë shkaku kryesor.

    Strok-u hemorragjik


    Goditjet hemorragjike ndodhin kur një enë e dobësuar e gjakut në tru shpërthen. Rezultati i kësaj është gjakderdhja brenda trurit që mund të jetë e vështirë të ndalet. Shkaku më i zakonshëm është presioni i lartë i gjakut. Shkaqe të tjera përfshijnë aneurizmat dhe AVM-të (keqformime arterio-venoze), të cilat dobësojnë enët e gjakut në tru.

    'Mini-stroku' (ataku ishemik kalimtar)


    Sulmet kalimtare ishemike, shpesh të quajtura "mini-stroke", përbëjnë gjithashtu një rast urgjence. Kur ato ndodhin, rrjedha e gjakut pengohet përkohësisht në një pjesë të trurit, duke shkaktuar simptoma të ngjashme me goditjen në tru. Kur gjaku rrjedh përsëri, simptomat ndalen. Është e vështirë të kuptohet që në fillim nëse është një goditje në tru ose atak ishemik kalimtar. Për këtë arsye duhet të telefononi numrin e urgjencës. Të kesh një atak ishemik kalimtar është gjithashtu një shenjë paralajmëruese, kështu që vizitoni mjekun tuaj nëse mendoni se e keni pasur një të tillë.

    Trajtimi i urgjencës


    Goditjet ishemike: Qëllimi është të rivendoset rrjedha e gjakut. Një medikament i shkrirjes së trombit i quajtur tPA është shumë i mirë në shpërbërjen e koakulit dhe uljen e mundësisë së dëmtimit afatgjatë, por duhet të jepet në kohë, zakonisht brenda 3 orëve.

    Goditjet hemorragjike: Këto janë më të vështira për tu menaxhuar. Trajtimi zakonisht përfshin përpjekjen për të kontrolluar presionin e lartë të gjakut, gjakderdhjen dhe enjtjen e trurit.

    Shkaqet


    Goditjet ishemike: Arteriet e bllokuara janë shkak kryesor. Pllaka e formuar nga yndyra, kolesteroli dhe elementë të tjerë grumbullohet në arterie, duke lënë më pak hapësirë për të rrjedhur gjak. Një mpiksje gjaku mund të vendoset në këtë hapësirë të ngushtë dhe të shkaktojë një goditje ishemike. E gjithë ajo pllakë e bën më të lehtë formimin e një koaguli i cili gjithashtu mund të çahet, duke bllokuar rrjedhën e gjakut.

    Goditjet hemorragjike: Këto mund të ndodhin nëse presioni i lartë i gjakut i pakontrolluar shpërthen një arterie të dobësuar.

    Faktoret e rrezikut


    Mundësia juaj për të pasur një goditje në tru rritet me moshën si dhe nëse keni:

    - Një goditje në tru ose atak ishemik kalimtar të mëparshëm
    - Sëmundje të zemrës
    - Presioni i lartë i gjakut
    - Kolesterol i lartë
    - Diabet
    - Mbipeshë
    - Drepanocitozë
    - Duhanpirje, përdorimi në sasi të madhe dhe të shpeshtë të alkoolit, jeta sedentare


      Çfarë ka në pjatën tënde?


      Ngrënia e tepërt e yndyrës dhe kolesterolit mund të shkaktojë formimin e pllakave të cilat ngushtojnë arteriet. Marrja e tepërt e kripës mund të çojë në presion të lartë të gjakut. Të hash shumë fruta, perime, drithëra dhe peshk mund të ndihmojë në uljen e rrezikut nga goditja në tru.

      Si të zvogëlosh rrezikun?


      Identifikoni gjendjet që duhet të trajtoni për të ndihmuar në parandalimin e një goditje në tru. Kjo mund të nënkuptojë marrjen e medikamenteve, por gjithashtu shtimin e zakoneve të shëndetshme, që nga ushqimet që hani e deri tek të qenit aktiv a lënien e duhanit. Asnjëherë nuk është vonë për të filluar.

      Dhimbja e kokës - kur duhet të shqetësohemi?


      Paraliza faciale e BELL-it – Si mund të përmirësohet?