Cerebelumi luan një rol të gjithanshëm, duke dhënë ndihmesën e tij në të pesë shqisat tona, ashtu sikurse edhe në perceptimin e dhimbjes, lëvizjen, mendimet dhe emocionet. Kur ne themi që dikush ka mëndje të mprehtë, kjo pjesërisht mund të jetë falë zgjerimit që ka pësuar cerebelumi ynë, në ndryshim p.sh., nga ai i majmunëve të tipit manaka.

Cerebelumi është i vendosur ngjitur me trungun e trurit dhe nën korteksin e trurit të pasëm dhe ndonjëherë ne i drejtohemi si “truri i vogël” bazuar edhe në përkthimin nga latinishtja “parvus cerebri”. Megjithatë studimet e reja, të kryera nga Universiteti i San Diegos, e vënë në pikëpyetje terminologjinë e përdorur “i vogël”.

Në thelb është një fletë e sheshtë, me trashësinë e një krepi, e palosur në qindra palë (rrudha), për të bërë të mundur që të përshtatet në një vëllim kompakt, i cili përbën rreth një të tetën e vëllimit të korteksit cerebral. Për këtë arsye, sipërfaqja e cerebelumit u mendua të ishte shumë më e vogël se ajo e korteksit cerebral.

Duke përdorur një pajisje RM (rezonancë magnetike) me fushë ultra - të lartë 9.4 Tesla, për të skanuar trurin dhe softëare të personalizuar për të përpunuar imazhet, një ekspert i neuroimazherisë zbuloi se palosjet e paketuara ngushtësisht, në të vërtetë zënë një sipërfaqe të barabartë me 80% të sipërfaqes së korteksit cerebral. Në ndryshim nga sipërfaqja e cerebelumit të majmunëve manaka, ku sipërfaqja e cerebelumit është sa 30% e asaj të korteksit cerebral.

Fakti që cerebelumi ka një sipërfaqe kaq të madhe flet për një evolucion ndryshe të sjelljes dhe aftësive njohëse (konjicionit) njerëzore. Ai është zgjeruar aq shumë sa modelet e palosjeve janë tepër të ndërlikuara.

Deri tani kishim vetëm modele të papërpunuara të mënyrës se si ai dukej, ndërsa tani kemi një hartë të plotë ose një shfaqje të sipërfaqes së cerebelumit, të ngjashme me atë të qyteteve, shteteve.

Deri tani mendohej se cerebelumi merrte pjesë vetëm në fuksionet jetësore, si lëvizja, por me zgjerimin e tij me kohën dhe burimet e reja nga zonat kortikale, që përfshihen në aftësitë njohëse, sugjerojnë se ai mundet që të proçesojë edhe koncepte të avancuara sikurse ekuacionet matematikore.

Kur mendon për të shkruar një shkrim shkencor ose për të shpjeguar një koncept, të duhet që të marrësh informacion nga burime të ndryshme, kështu është mënyra se si është ndërtuar cerebelumi.

Tani që kemi hartën e parë me rezolucion të lartë të cerebelumit të njeriut, ka shumë mundësi për shkencëtarët që të plotësojnë atë që është një fushë e ndërlikuar burimesh, inputesh, nga zona të ndryshme të korteksit cerebral, në mënyrë më të hollësishme se më pare.

Për shembull, ka disa të dhëna të kohëve të fundit se njerëzit që vuajnë nga dëmtime të cerebelumit kanë vështirësi në proçesimin e emocioneve. “Truri i vogël’ duket se është thuajse një gjithçkabërës. Ndaj, krijimi i hartës së plotë të cerebelumit do të jetë një kufi interesant për t’u kapërcyer për dekadën e ardhdhme.


Shkaku i fshehur i dhimbjes kronike: Pse truri ndonjëherë nuk e lëshon dhimbjen?