Kanceri i stomakut është kanceri i 4të më i shpeshtë në Shqipëri.

Viti 2020 Shqipëri ⤵️
Raste të reja: 468
Vdekje: 385

Asnjëherë nuk mund ta parandalojmë plotësisht një kancer stomaku por mund të bëjmë shumë gjëra për të ulur riskun për zhvillim të tij.

1️⃣ Bëni kujdes për ulçerat në stomak. Helicobacter pylori është një bakter i cili shkakton ulçer dhe njihet si karcinogjen. Fatmirësisht ky infeksion mund të kurohet.

2️⃣ Hani fruta dhe perime. Gjithashtu, hani më shumë drithëra të plota dhe shmangni ushqimet e përpunuara.

3️⃣ Reduktoni ushqimet e tymosura dhe ato turshi. Sasia e madhe e kripës mund të dëmtojë mukozën e stomakut dhe të shkaktojë procese malinje.

4️⃣ Mos pini duhan. Duhani ndikon si karcinogjen. Po njësoj ndikon edhe duhanpirja pasive.

5️⃣ Bëni aktivitet fizik dhe ruani peshë optimale.

6️⃣ A luan rol mbrojtës aspirina? Disa studime kanë treguar që po, mund të reduktojë riskun për kancer stomaku dhe kancer të zorrës. Megjithatë, asnjëherë nuk duhet ta merrni këtë medikament me këtë qëllim, pa rekomandimin e mjekut.

7️⃣ Analizat gjenetike. Keni pasur në familje dikë me kancer stomaku? Analizat gjenetike mund të tregojnë nëse jeni mbartës të disa mutacioneve gjenetike që ju bëjnë më të predispozuar për kancer stomaku, përfshirë sindromin Lynch dhe CDH1.

Postimin origjinal e gjeni në faqen e instagramit dedikuar kancerit - S`ka_ncer nga Dr. Kleida Mati - Mjeke onkologe në MIA Clinic.