Nëse sapo keni mësuar se do t`ju duhet t`i nënshtroheni trajtimit për kancer, janë disa gjëra që duhet të bëni para se të filloni trajtimin, në mënyrë që të jeni të përgatitur për cfarë do të ndodh në vazhdim.


1. Pyesni mjekun tuaj se cili mund të ishte skenari më i mirë dhe më i keq i sëmundjes dhe trajtimit

    Nëse do t`i nënshtroheni kimioterapisë, radioterapisë apo kirurgjisë, duhet të informoheni se cfarë mund t`ju pres në vazhdim. Shumë njerëz i nënshtrohen trajtimit pa e ditur se cfarë mund të ndodh, dhe në shumë raste gjenden fizikisht dhe emocionalisht të pa përgatitur.

    Mënyra më e mirë se si mjeku mund t`ju ndihmoj të përgatiteni për trajtimin është që qartësisht t`ju informojë për rezultatet e pritshme nga trajtimi, perfshirë dhe efektet e mundshme të pa dëshiruara që mund të shkaktojë.




    2. Informohuni

      Nuk është gabim të kërkoni infromacion në internet mbi sëmundjen tuaj dhe trajtimin të cilit do t`i nënshtroheni. Ka shumë burime cilësore informacioni ku ju mund të gjeni përgjigjë të shpejta të pyetjeve tuaja.

      Por meqenëse, në internet gjenden edhe informacione të rreme, mite dhe keqinterpretime të ndryshme mbi sëmundjet apo llojet e trajtimit, është e rëndësishme të pyesni mjekun tuaj se cilat do të ishin faqet e internetit për t`u konsultuar për llojin tuaj të sëmundjes.
             

      3. Tregohuni proaktiv

        Flisni me mjekun tuaj për çdo paqartësi apo shqetësim tuajin para fillimit të trajtimit. Tregoni çdo informacion apo ekzaminim te mundshëm të lidhur me shëndetin tuaj.

        Asnjëherë mos mendoni së mund të gjykoni se cfarë i duhet mjekut. Vetëm mejku kurues mund të përcaktoj rëndësinë e ekzaminimeve tuaja.


        4. Ndiqeni situatën tuaj

          Në rast se nuk kontaktoheni nga mjeku për një kohë të gjatë, mos e merrni të mirëqenë që gjërat janë duke shkuar mirë.

          Gjithmonë qëndroni në kontakt me mjekun për të marr përgjigje të analizave apo ekzaminimeve tuaja.


          5. Kërkoni ndihmë

            Përdoreni informacionin që gjeni online vetëm si një pikënisje të zgjidhjes së shqetësimit tuaj. Asnjëherë mos u mjaftoni me aq. Informacionet e marra online, nuk mund të zëvendësojnë konsultën mjekësore.

            Duhet të mblidhni informacionin që mendoni se është i vlefshëm dhe ta diskutoni atë me mjekun tuaj.

            Po ashtu, ju mund të gjeni mbështetje dhe informacion shtesë duke:

            • Folur me pacientë të tjerë me të njëjtën diagnozë si ju
            • Marr pjesë në një grup suporti me njerëz të tjerë me të njëjtën diagnozë si ju
            • Kërkuar një opinion të dytë nga një mjek tjeter onkolog


            Për informacion mbi grupet e suportit në MIA Clinic klikoni më poshtë:


            Terapi grupi dhe suport për personat me kancer