Kanceri i zorrës se trashë (kolonit) - Çfarë duhet të dimë?

Kanceri i zorrës së trashë ose sic njihet ndryshe kanceri i kolonit, në përgjithësi, nis si formacione beninje të quajtura polipe adenomatoze. Me kohën, disa prej këtyre polipeve mund të transformohen ne lezione malinje. Polipet mund të jene të voga dhe mos të shkaktojnë simptoma, per kete arsye mjeket rekomandojnë teste depistuese per të identifikuar polipet dhe parandaluar kancerin e zorres (kolonit).



Cilat jane shenjat dhe simptomat e kanceri të zorres (kolonit)?


- Ndryshime ne jashtëqitje, duke perfshire diarrenë ose konstipacionin. Nryshime ne konsistencën e feceve. Per t’u konsideruar serioze, këto ndryshime duhet të zgjasin me shume se katër jave.

- Gjakderdhje gjate jashtëqitjes ose prezenca e gjakut ne fece ( jashtëqitje me gjak ).

- Diskomfort abdominal i vazhdueshëm si dhimbje dhe fryrje barku, të cilat shpesh ngaterrohen me kolitin.

- Ndjesia e vazhdueshme e mos zbrazjes se zorrës.

- Dobesi trupore dhe lodhje.

- Humbje peshe e pashpjegueshme.

Shume njerëz me kancer të kolonit nuk përjetojnë simptoma ne fazat e hershme të sëmundjes. Simptomat varen nga madhësia e tumorit dhe lokalizimi i tij ne zorrën e trashë.



Kur duhet të konsultohemi me nje mjek?

Nese vini re ndonjë prej simptomave të kancerit të kolonit, si psh. gjak ne fece apo ndryshime ne jashtëqitje, mos nguroni të kontaktoni dhe të konsultoheni me nje mjek.
Eshtë mire qe konsulta mos të shtyhet ne kohe, pasi dhe nëse konfirmohet nje kancer i kolonit, trjatimi ne faza e hershme është me rezultativ se ai ne faza të vona të sëmundjes.
Ne rastin me të mire, kur kanceri eshte i përjashtuar, ju mund te diskutoni me mjekun tuaj se kur duhet te filloni testet depistuese (screening) per kancerin e kolonit. Zakonisht rekomandohet te fillojnë nga mosha 50 vjec, megjithatë, kjo ndryshon ne baze te riskut qe secili mbart per te zhvilluar kancer te kolonit.




Nga se shkaktohet kanceri i kolonit?


Ne shumicën e rasteve është e paqarte se çfarë e shkakton kancerin e kolonit. Shkaktar mund te jete nje mutacion i ri i krijuar ne qelizat e kolonit. Keto lloj mutacionesh shkaktojnë rritjen e pakontrolluar te qelizave duke krijuar masan tumorale. Me rritjen e masës tumorale, qelizat tumorale kane tendencën te perhapen dhe ne pjese te tjera te trupit, duke shkaktuar metastazat.



Çfarë e rrit riskun për kancer koloni?


Disa mutacione gjenetike të trashëguara rrisin riskun per zhvillim te kancerit te kolonit. Nder me te shpeshtat mund te permenden:

Sindromi Lynch – quhet ndryshe kanceri i kolonit i trashëguar jo polipoz. Personat qe mbartin ketë sindrome kane risk të larte per te zhvilluar kancer te kolonit para moshës 50 vjec.

-Polipoza adenomatoze familjare (FAP) – është nje sëmundje e rralle e cila karakterizohet nga shfaqja e nje numri shume te madh polipesh ne kolon dhe rekt. Personat qe vuajnë nga kjo sëmundje kane probabilitet te madh per kancer koloni dhe rekti para moshës 40 vjec.

-Keto sëmundje mund të zbulohen me ane të analizave gjenetike. Nese jeni tëe shqetësuar per riskun tuaj per zhvillim te kanceri te kolonit, duhet te konsultoheni me nje mjek.


A ndikon dieta per zhvillim te kancerit te kolonit?


Studime te shumta kane treguar lidhje ndërmjet dietës tipike perendimore dhe riskut te rritur pe kancer te kolonit. Dieta tipike perendimore eshte e pasur ne yndyrna (kryesisht shtazore) dhe e varfër ne fibra.
Rritje te rasteve me kancer te zorrës se trashë jane pare te personat te cilët jane zhvendosur nga vende ku dieta ka qene e pasur ne fibra ne vende perendimore, ku dieta eshte e pasur ne yndyrna.
Kërkimet vazhdimit kane ne fokus krijimin e dietave te duhura per parandalim te kancerit kolorektal.



A ka faktorët te tjerë risku përveç trashëgimisë?


Mosha: Personat mbi 50 vjec kane probabilitet me te madh per te zhvilluar kancer te kolonit.

- Sindromi i zorrës se irrituar – sëmundjet inflamatore kronike rrisin probabilitetin per kancer te kolonit.

- Dieta e varfër ne fibra dhe pasur ne yndyrna – nje pjese e rasteve te kancerit te kolonit jane lidhur me ndryshimet dietetike.

- Stili i jetës – jeta sedentare, pa aktivietet fizik, rrit risku per kancer te kolonit.

- Diabeti – personat me diabet dhe me rezistence ndaj insulinës kane risk me te larte per kancer koloni.

- Mbipesha – personat obeze kane risk me te larte per te zhvilluar kancer te kolonit dhe per te vdekur nga kanceri i kolonit se personat me peshe normale.

- Duhanpirja – ashtu dhe si per lloje te tjerë kanceri, duhanpirja ndikon negativisht dhe ne kancerin e zorrës se trashë.

- Alkooli – përdorimi i rende i alkoolit rrit probabilitetin per kancer te kolonit.

- Rrezatimi – rrezatimi per qëllime terapeutike, si psh nje kancer i mëparshme ne zonën abdominale, rrit riskun per kancer te kolonit.