Si zhvillohet?


Mëlçia juaj punon shumë për ju, filtron gjakun dhe metabolizon ushqimet. Është një ndër organet më të mëdha dhe më të rëndësishëm. Kanceri i mëlçisë zhvillohet kur disa qeliza rriten dhe shumohen në mënyrë të pakontrolluar, në këtë mënyrë formojnë një tumor. Tumori më pas, ndikon edhe në funksionin e mëlçisë.

Cilat janë simptomat?


Shumë njerëz nuk i vënë re shenjat e kancerit të mëlçisë në fazat e tij të hershme. Kur ato shfaqen, mund të jenë:

- Ngopje edhe pas një vakti të lehtë ose mungesa e dëshirës për të ngrënë
- Një mase e prekshme poshtë brinjëve në anën e djathtë
- Dhimbje në anën e djathtë poshtë brinjëve ose poshtë shpatullës së djathtë
- Trazim i vazhdueshëm i stomakut
- Fryrje barku
- Humbje në peshë
- Jashtëqitje e bardhe dhe urinë me ngjyrë të errët
- Zverdhje të lëkurës dhe të të bardhave të syve

Çfarë e rrit riskun?


Disa sëmundje të mëlçisë rrisin probabilitetin e zhvillimit të kancerit të mëlçisë, duke përfshirë:

- Hepatiti B dhe C
- Cirroza hepatike (edhe si pasojë e alkoolit)
- Sëmundje të lindura të mëlçisë

Si ndikon alkooli, obeziteti dhe diabeti?


Një ndër shkaqet kryesore të cirrozës hepatike është pirja e alkoolit. Duke qenë se cirroza rrit riskun për zhvillim të kancerit të mëlçisë, njësoj ndikon edhe pirja e alkoolit. Nëse jeni mbi peshë ose vuani nga diabeti, ose keni një gjendje të quajtur sindromi metabolik, mund të keni risk të shtuar gjithashtu.

A kanë ndikim toksinat?


Disa prej tyre po, këtu përfshihen:

Aflatoksina
- një lloj helmi i prodhuar nga myku, i cili mund të rritet në misër ose kikirikët që nuk janë ruajtur në kushte të përshtatshme

Arseniku
-  një përbërës kimik që mund të gjendet në ujin e pusit

Dioskidi i thoriumit
- një substancë dikur e përdorur për disa lloje rrezesh X

Klorur i vinilit
- në përbërje të disa plastikeve

Cilët janë llojet më të shpeshta të kancerit të mëlçisë?


Karcinoma hepatoqeilzore (HCC)
zhvillohet në qelizat kryesore të mëlçisë, të quajtura hepatocite. HCC zakonisht rritet si një tumor i vetëm i cili rritet me kohën, megjithatë, nëse vuani edhe nga cirroza hepatike dhe HCC-ja, ka më shumë gjasa të keni shume tumore të shpërndara në gjithë mëlçinë.

Lloje të tjera mund të shfaqen në duktuset biliare. Angiosarkoma dhe hemangiosarkoma janë lloje të tjera kanceri që gjenden në enët e gjakut të mëlcisë. Janë të rralla dhe kryesisht shkaktohen nga toksinat. Hepatoblastoma është një kancer i rrallë që shfaqet në fëmijë nën moshën 4 vjeç.

Si diagnostikohet?


Nëse mjeku dyshon se mund të keni kancer të mëlçisë, mund t`ju rekomandojë:

Biopsi:
Marrja e një mostre të vogël nga tumori për të identifikuar llojin histoppatologjik.

Analiza gjaku:
Për të kuptuar më shumë mbi funksionin e mëlçisë dhe për të identifikuar markues tumoral të mundshëm.

Teste imazherike:
Eko, CT, MRI për të vlerësuar natyrën e formacionit dhe shtrirjen.

Si stadifikohet?


Stadifikimmi tregon edhe për shtrirjen e tumorit:

Stadi I
: Një tumor i cili nuk është përhapur përtej mëlcisë.

Stadi II
: Një tumor i cili nuk është përhapur në enët e gjakut, ose më shumë se një tumor, por më të vegjël se 5 cm.

Stadi III
: Një tumor qe pa prekur enët kryesore të gjakut ose organet përreth, ose më shumë se një tumor mbi 5 cm.

Stadi IV
: Kanceri është përhapur në organe të tjera të trupit.

Si trajtohet?


Trajtimi i kancerit të mëlçisë varet nga stadi, mosha, funksioni i mëlçisë dhe gjendja e përgjithshme e pacientit. Nëse kanceri nuk është përhapur dhe nuk keni sëmundje të tjera të mëlçisë, opsionet e trajtimit janë:

Kirurgjia për eliminimin e tumorit

Transplanti i mëlçisë - i cili është një opsion i rrallë trajtimi.

Ndër lloje të tjera trajtimi mund të përmenden:


Terapia e ablacionit - eliminimi i kancerit në disa mënyra, si psh. me alkool, me të ftohtë, të nxehtë ose pulsim elektrik.

Terapia embolizuese.

Terapitë e targetuara


Qelizat e kancerit funksionojnë ndryshe nga qelizat e shëndetshme. Terapitë e targetuara janë të krijuara për t`i sulmuar këto qeliza në varësi të këtyre ndryshimeve. Ato mund të pengojnë zhvillimin e enëve të reja të gjakut përreth tumorit, ose të pengojnë rritjen dhe riprodhimin e qelizave tumorale.

A mund të parandalohet?


Mund të ulni shanset për zhvillim të kancerit të mëlçisë duke:

- U vaksinuar kundër Hepatitit B.
- Ngrënë shëndetshëm dhe duke kryer aktivitet fizik.
- Reduktuar sasinë e alkoolit.
- Bërë tatuazhe vetëm në vende të sigurta dhe të pastra.
- Praktikuar seks të mbrojtur.

Si të ulim riskun për kancer?


Demonizimi i mishit të kuq dhe kanceri


Çfarë duhet të dini për kimioterapinë?