Kimioterapia ndihmon të mundësh kancerin por efektet anësore janë pothuajse të sigurta. Është shumë e shpeshtë që pas trajtimit me kimioterapi të keni një mendje të turbullt që njihet si “Truri i Kimios”. Ky efekt mund të ndodh gjatë ose pas trajtimit me kimioterapi.

Ndoshta mund të harroni emrat ose nuk mund të jeni në gjendje të kryeni të njëjtat aktivitete mendore si më parë.

3 në 4 persona me kancer thonë se nuk ndihen mendërisht njësoj si para diagnozës. Kjo mund të jetë e shkaktuar nga kimioterapia, si dhe nga vet kanceri, ose probleme të tjera të lidhura me kancerin si infeksionet, niveli i ulët i rruazave të gjakut, lodhja, problemet me gjumin dhe stresi.

Cilat janë simptomat?


“Truri i kimios”
mund të shfaqet me probleme të të menduarit dhe probleme të memories. Simptomat mund të jenë vështirësi në:

  • Përqendrim dhe vëmendje
  • Të kujtuarin e emrave, datave dhe aktiviteteve të përditshme
  • Gjetjen e fjalëve të duhura ose në kryerjen e veprimeve matematikore të thjeshta
  • Luhatje të humorit


Si mund të diagnostikohet?


Nëse ndiheni mendërisht të turbullt duhet të kontaktoni mjekun tuaj. Ai do t`ju pyes në lidhje me simptomat.

- Kur filluan ato dhe si ndikojnë në jetën tuaj të përditshme?
- Çfarë i bën ato të përkeqësohen apo të përmirësohen?
- Ndiheni më mirë në mëngjes apo në darkë?
- A ju ndihmon të jeni aktiv apo të pushoni?
- A ndryshon gjendja juaj pas të ngrënit?

Po ashtu, është e rëndësishme të tregoni për gjithë medikamentet që jeni duke përdorur ose keni përdorur në kohët e fundit.



Si mund të trajtohet?


Nëse “Truri i Kimios” është duke ndikuar në cilësinë e jetës tuaj duke ju penguar në aktivitetet tuaja të përditshme, mjeku mund t`ju rekomandojë një konsultë me psikologun.

Çka tjetër mund t`ju ndihmojnë janë:

  • Barna stimuluese dhe/ose antidepresantë.
  • Aktiviteti fizik – 5 minuta në ditë.
  • Ushtrimi i trurit me puzzle, instrumente muzikore, ose të mësuarit të një aftësie të re.
  • Grupet e suportit.

Informohu mbi Terapitë e Grupit


Sa zgjat?


Në përgjithësi simptomat fillojnë të lehtësohen me mbarimin e kimioterapisë, megjithatë në disa persona mund të zgjasin për disa muaj ose vite.

Për ata te të cilët simptomat zgjasin, janë duke u studiuar barna të cilat përdoren për trajtimin e depresionit, ADHD-së, sëmundjes së Alzheimer`it dhe demencës.

Në varësi të simptomave tuaja dhe gjendjes së përgjithshme, mjeku juaj mund të rekomandoj trajtimin e duhur për ju.