Çfarë është?


Limfoma jo-Hodgkiniane është një kancer që e ka fillesën në sistemin limfatik të trupit. Është e ndarë në shumë lloje dhe shpesh edhe mjekët e kanë të vështirë të kuptojnë diferencat mes tyre. Kryesisht shfaqet në adultë por mund të haset shumë shpesh edhe në fëmijë. Nuk është shumë e thjeshtë të diagnostikohet, megjithatë arrtijet e fundit në lidhje me këtë sëmundje kanë përmirësuar dukshëm rezultatet e trajtimit të saj.

Çfarë është sistemi limfatik?


Sistemin limfatik duhet ta përfytyroni si një shërbim pastrimi të trupit. Limfa është një likid që qarkullon midis qelizave duke pastruar dhe eliminuar elementët e panevojshëm apo të dëmshëm. Limfa transportohet me anë të enëve limfatike të cilat lidhin limfonodujtë me njëri-tjetrin. Limfonodujtë shërbejnë si pika grumbullimi dhe filtrimi të limfës. Ata mbledhin elementet e panevojshme dhe të dëmshme si patogjenët dhe i eliminojnë nga trupi. Limfonodujtë janë të pranishëm në qafe, sqetulla, kraharor, bark, pelvis, etj.

Çfarë janë limfocitet?


Me limfocitet nis çdo gje. Limfocitet B identifikojnë patogjenët dhe limfocitet T i eliminojnë ato. Kur këto limfocite kryejnë detyrën e tyre, vdesin. Por në limfomën jo-Hodgkiniane, ato nuk vdesin, por rriten dhe shumohen në mënyrë të pakontrolluar. Me shtimin e numrit të tyre, limfonodujtë fillojnë të zmadhohen. Kryesisht, këto çrregullime ndodhin në limfocitet B.

Cilat janë shenjat e hershme?


Simtpoma më e shpeshtë është zmadhim i limfonodujve, kryesisht në sqetull, në zonën inguinale ose në qafë. Megjithatë, zamdhimi i limfonodujve mund të ndodh dhe për shkaqe të tjera, si psh. një infeksion.

Simptoma të tjera mund të jenë: temperaturë e cila nuk ulet, djersitje natën, humbje në peshë pa arsye dhe lodhje.

A varen simptomat nga lokalizimi i limfomës?


Sistemi limfatik shtrihet në gjithë trupin, çka e bën limfomën të mund të shfaqet kudo në trup. Nëse zhvillohet në stomak, mund të keni të vjella ose të ndiheni të ngopur edhe pas vakteve të lehta. Nëse zhvillohet në lëkurë mund të shfaqet me kruarje dhe elementë në lëkurë. Në rastet kur zhvillohet në kraharor mund të shkaktojnë marrje fryme dhe dhimbje.

Cilat janë llojet e limfomës jo-Hodgkiniane?


Janë më shumë se 30 lloje limfomash. Ato ndryshojnë nëse janë me origjinë nga limfocitet T ose B, nga forma e qelizës dhe nga lloji i gjeneve dhe proteinave të përfshira në çrregullim. Mjekët po ashtu, shohin edhe sa shpejt është duke u rritur dhe përhapur limfoma. Ato që jane me rritje të ngadaltë quhen indolente dhe ato me rritje më të shpejtë quhen agresive. Lloji më i shpeshtë i limfomës jo-Hodgkiniane është Limfoma me qeliza të mëdha B e tipit difuz. Kryesisht shfaqet në moshën 60 vjeçare, është lloj agresiv por mund të kurohet.

Si stadifikohet?


Stadifkimi korrekt i sëmundjes është kyç në përcaktimin e trajtimit adekuat. Stadifikimi tregon se sa e avancuar është sëmundja. Në stadin e parë, sëmundja është e lokalizuar në një zonë të limfonodujve. Në stadin e IV-të, sëmundja është e përhapur në limfonodujtë në të dy anët e diafragmës ose në oragane si mushkëria apo mëlçia.

Përse është e nevojshme biopsia?


Biopsia shërben për të konfirmuar diagnozën. Një nga limfonodujtë e prekur duhet të ekzaminohet nën mikroskop. Në këtë mënyrë mund të bëhët diferencimi i llojeve të ndryshme të limfomës. Rezultati i biopsisë është shumë i rëndësishwm në përcaktimin e trajtimit, sepse lloje të ndryshme limfomash trajtohen ndryshe. Duke qenë se përcaktimi i saktë i diagnozës është shumë i rënëdësishëm për trajtimin dhe shkalla e vështirësisë së diagnositikimit është e larte, është shumë e rëndësishme që në rastet e limfomës të kërkohet një opinion i dytë nga një specialist tjetër.

Çfarë testesh të tjera janë të nevojshme?


Disa teste imazherike mund të ndihmojnë për stadifikimin e sëmundjes dhe për ndjekjen e rezultateve të trajtimit. Ekzaminime si CT skaner, PET ose MRI mund të jenë të nevojshme të kryhen gjatë diagnostikimin, trajtimit dhe ndjekjes së pacientëve me limfomë.

Teste të tjera të rëndësishme janë analizat e gjakut, të cilat kërkohen si gjatë fazës së diagnostikimit, trajtimit dhe ndjekjes


A duhet trajtuar limfoma gjithmonë?


Për limfomat me potencial rritje të ulët, trajtimi më i mirë mund të jetë mos trajtimi. Këto lloje limfomash për shumë vite nuk japin simptoma, por kjo s`do të thotë qe nuk duhen kontrolluar. Zgjedhja më e mirë në këto raste është një ndjekje e afërt me mjekun onko-hematolog dhe në rast të shfaqjes së simptomave mund të ndërhyet me mjekim medikamentoz.

Si është mbijetesa?


Mbijetesa varet nga shumë faktorë si stadi i sëmundjes, mosha dhe shëndeti i pacientit në përgjithësi. Në përgjithësi, mbijetesa mesatare 5 vjeçare për limfomën jo-Hodgkiniane shkon deri në 70% dhe mbijetesa 10 vjeçare është 60%.

Çfarë ndodh pas trajtimit?


Edhe në rastin më të mirë kur sëmundja kurohet, kanceri shkakton panik. Sëmundja është e mundimshme si fizikisht ashtu dhe emocionalisht. Mund të shqetësoheni se ajo mund të rikthehet, mund të shqetësoheni se ka prekur cdo aspekt të jetës suaj. Për këtë arsye është e rëndësishmë të kërkoni ndihmë për të rigjetur veten dhe t`i riktheheni jetës tuaj të mëparshme. Në ndihmë mund t`ju vijnë grupet e suportit që ju mbështisin me problemet tuaja fizike dhe emocionale.

Lidhu me një grup suporti