Kimioterapia dhe rrezatimi janë modalitete të trajtimit të kancerit, të cilat eliminojnë qelizat kanceroze. Megjithatë, përgjatë këtij procesi, ato njëkohësisht dëmtojnë edhe qelizat e shëndosha. Qelizat e shëndosha më shpesh të prekura janë ato shtresave mbrojtëse si mukoza e gojës ose traktit gastrointestinal. Kjo mund të shkaktojë plagë në gojë, nauze, të vjella dhe diarre. Fatmirësisht këto gjendje nuk janë të përhershme dhe mund mjekohen.


Diarreja gjatë trajtimit për kancer


Diarreja është e shpeshtë gjatë trajtimit për kancer dhe mund të vazhdojë edhe pas trajtimit për kancer. Trajtimi që po merrni mund të shkaktojë edhe fryrje barku dhe krampe abdominale.

Kimioterapia mund të shkaktojë “intolerancë të laktozës” të përkohshme. Nëse vini re se diarreja përkeqësohet pas konsumit të produkteve të bulmetit, shmangia e këtyre produkteve do të ndihmojë në lehtësimin e kësaj simptome.
Rekomandimet:

Flisni me mjekun nëse keni episode diarreje më shumë se 2 ose 3 herë në ditë ose nëse vini re mukus ose gjak në fece. Në këto raste, sipas vlerësimit të mjekut mund të duhen përshkruar mjekime me recetë për ndalimin e diarresë.

- Pini të paktën 6 gota lëngje në ditë. Zgjidhni lëngje pa kafeinë si lëng frutash, lëng mishi ose perimesh.

- Mos pini lëngje gjatë vakteve por ndërmjet vakteve.

- Hani ushqime të gatuara, fruta dhe perime pa lëkurë. Shmangni frutat me fara si luleshtrydhet, manaferrat, rrushin. Gjithashtu, shmangni lakrat, brokolin, misrin, dardhët dhe perimet qe mund të shkaktojnë fryrje barku.

- Shmangi ngrënien e ushqimeve pikante ose ushqimeve të yndyrshme. Qumështi dhe ushqimet me përmbajtje të lartë sheqeri mund të shkaktojnë gjithashtu diarre për disa persona.

- Nëse zona rektale lëndohet nga episodet e shpeshta të diarresë, ose nëse ndjeni kruarje, djegie dhe dhimbje, bëni një banjë (duke qëndruar ulur në vaskë në ujë të ngrohtë). Mund të shtoni në ujë kripë Epsom - një lloj kripe me përmbajtje sulfat magnezi. Më pas fshini (pa fërkuar) zonën me një peshqir të butë dhe të pastër. Nëse banjat nuk mjaftojnë për të lehtësuar simptomat, flisni me mjekun tuaj për mjekime me ose pa recete për lehtësim të tyre.

Kujdes!


Diarreja persistente e pa mjekuar në pacientët nën trajtim për kancer, mund të shkaktojë dehidratim dhe pasoja serioze për shëndetin dhe jetën.

Çfarë duhet të dini për kimioterapinë?


kimioterapia e gjirit / kimioterapia efektet / kimioterapia pasojat / radioterapia / diarre