Kanceri i gjirit. Historia e Anilës.         ​​​​​​​

Pasi u diagnostikua me kancer gjiri në vitin 2004, Anila duhej të konsultohej me një onkolog për trajtim të mëtejshëm. Ajo caktoi një takim me një onkolog që kirurgu i saj i kishte rekomanduar.

Ky onkolog ishte aq shumë i fokusuar te kimioterapia sa nuk dëgjonte opinionin tim kur thosha se nuk kisha dëshirë të bëja kimioterapi,” thotë ajo. “Po ashtu, ai ishte shumë i shqetësuar se pse gjyshja ime nuk kishte bërë radioterapi në kohën kur ajo ishte diagnostikuar me kancer gjiri, edhe pse ajo kishte tashmë 9 vite pa shenja të sëmundjes.

Anila vendosi të kërkonte një opinion të dytë nga një onkolog tjetër. Onkologu i dytë po ashtu, këshilloi kimioterapi por këtë herë, biseda u zhvillua shumë më ndryshe.

I thashë onkologes se nuk kisha besim te kimioterapia, por ajo më tha se kimioterapia funksiononte, por gjithashtu mendonte se më e rëndësishme ishte që unë duhej të besoja te trajtimi që do të merrja.

Pasi mjekja onkologe i shpjegoi gjithë opsionet e trajtimit, Anila vendosi të kryente një trajtim hormonal. Trajtimi rezultoi i suksesshëm.

Isha ekstremisht e lumtur që ndryshova onkolog. Mund të kisha vazhduar me onkologun tim të parë, dhe të kisha jetuar jetën me frikë dhe po ashtu, do kisha vazhduar me trajtimin me kimioterapi nëse nuk do kisha besuar intuitën time. Unë jam diagnostikuar në vitin 2004 dhe tani vazhdoj të jem pa shenja të sëmundjes. Arrita t`i mbijetoj sëmundjes.


Historia e Sokolit dhe djalit të tij, Martinit.


Sokoli, pas tronditjes nga lajmi që kishte marr për djalin e tij Martinin, ndihej pothuajse i pashpresë. Martini ishte diagnostikuar me kancer të testikujve. Edhe pse Martini në kohën e diagnostikimit ishte mjaft i qetë, Sokoli ishte ai që ndihej sikur nuk po bënte mjaftueshëm që djali i tij të merrte trajtimin më të mirë. Kurrë nuk e kishte menduar se kanceri mund të prekte djalin e tij.

Mjeku kishte rekomanduar se pas kirurgjisë, i vetmi trajtim që nevojitej ishte radioterapia.

“Onkologu i parë ishte radioterapeut. Ai tha se mund të menaxhonte gjithë trajtimin. Gjithsesi, unë shkova të takoja dhe një onkolog kimioterapeut, të sigurohesha qe djali im ishte duke marr trajtimin e duhur. Onkologu kimioterapeut më siguroi se djali ishte në duar të sigurta dhe se trajtimi me kimioterapi nuk ishte i nevojshëm. E gjithë kjo, më dha një lehtësim të jashtëzakonshëm të gjithë asaj peshe që isha duke mbajtur.”



Kur duhet të kërkoni një opinion të dytë?


Për Anilën, të kërkuarit e një opinioni të dyte ishte për arsye se ndihej e padëgjuar nga mjeku dhe nuk arrinte të krijonte një lidhje të besueshme me të. Ndërkohë, Sokoli kërkonte një konfirmim nëse ajo që po bënte për djalin e tij, ishte terapia e duhur.

Nëse vuani nga kanceri, arsyet pse mund të kërkoni një opinion të dytë mund të jenë për të kërkuar informacion më shumë mbi sëmundjen por gjithashtu ju mund të kërkoni një opinion të dytë:


- Për të qenë të sigurtë që diagnoza juaj është e sakte

- Për të mësuar më shumë mbi llojin, stadin dhe lokalizimin e tumorit

- Për nje konsultë me mjekë me ekspertizë të zgjeruar për llojin e tumorit që keni

- Kanceri nuk është një sëmundje që trajtohet lehtë. Informacioni shtese mbi opsione të tjera trajtimi është kyc për të bere zgjedhjen e duhur.



Kanceri është një sëmundje që rëndon jo vetëm ata që e vuajnë por dhe në gjithe të afërmit e tyre. Kur dëgjojmë për këtë diagnozë, bota ndalet. Ankthi mund të na shtyjë të veprojmë shpejt, por vendimet e nxituara shpesh çojnë në rezultate jo të mira. Kanceri ka të paktën 2-3 muaj ose ndoshta dhe vite që zhvillohet në trupin tuaj. Të prisni dhe 2-3 javë të tjera, për t`u siguruar që jeni duke marr vendimin e duhur është shumë e rëndësishme, sepse nga kjo mund të varet dhe jeta juaj. Mos harroni se kanceri rrallë përbën një urgjencë mjekësore, merrni kohën për të kuptuar më shumë për sëmundjen dhe trajtimin e duhur.