Të porsalindurit i përgjigjen prekjeve të caktuara në të njëjtën mënyrë. Dhe çdo foshnjë e njeh zërin, aromën dhe fytyrën unike të nënës së tij. Për të nxitur trurin e foshnjës suaj, flisni shumë. Duhet të dini që secili fëmijë merr kohën e vetë të zhvillimin, që ndryshon nga ajo e fëmijëve të tjerë.

Fëmijët lindin me reflekse të gatshme


I porsalinduri juaj vjen në jetë me reflekse fizike të forta që i mundësojnë atij të kryejë disa veprimtari që prej lindjes.

- Refleksi Rooting (i kthimit të kokës): Prekni faqen e foshnjës suaj, dhe do të shihni që ai do të kthejë kokën nga ju.

- Refleksi i hapave:
Nese e mbani fëmijën tuaj me këmbët që prekin një sipërfaqe të fortë, ai do të fillojë të bëjë një kërcim të vogël.

- Refleksi i kapjes:
Prekni pëllëmbën e dorës së foshnjës suaj dhe ai do të mbyllë gishtat në një kapje.

- Refleksi i thithjes:
Vendosni gishtin në gojën e fëmijës suaj, dhe ai do ta thithë me forcën e një fshesë me korrent.

- Refleksi Babinski
: Kaloni gishtin në mënyrë të ndjeshme në pjesën e jashtme të shputës së bebit tuaj, dhe gishti i madh i tij do të përkulet përpara ndërsa gishtërinjtë e tjerë të këmbës do të hapen duke u larguar nga njëri tjetri.

Të porsalindurit e njohin nënën e tyre nëpërmjet shumë shqisave


Truri i foshnjës suaj i mundëson atij të mësojë që nga lindja, duke përdorur shqisat.

Të porsalindurit njohin dhe preferojnë këto elemente të nënës së tyre:

Zërin:
Foshnjat njohin zërin e nënës së tyre që në lindje, që do të thotë jo vetëm që foshnjat dëgjojnë në bark, por ata gjithashtu i mbajnë mend ato që dëgjojnë.

Aromën:
Të porsalindurit i përgjigjen aromës së nënës së tyre thuajse menjëherë pas lindjes. Brenda disa ditësh, një foshnjë në gji mund të nuhasë ndryshimin midis qumështit të nënës së tij apo atij të dikujt tjetër.

Fytyrën:
Të porsalindurit mund të shohin dhe bëjnë dallimin midis fytyrave duke parapëlqyer atë të nënës së tyre.


Sa flisni me foshnjën tuaj ndikon në suksesin e tij në të ardhmen


Një nga gjërat më të lehta që ju mund të bëni për të ndihmuar fëmijën tuaj të nxitet intelektualisht, është të flisni me të që nga dita e parë, për shembull duke përshkruar atë që po bëni ose duke treguar atë që shihni. Këto biseda shkojnë përtej lidhjes me njëri- tjetrin.

Një i porsalindur do të reagojë, për shembull, duke kthyer kokën, duke vedosur kontakt me sy, duke tundur trupin ose duke shkelmuar me këmbë.

Studimet tregojnë se fëmijët, prindërit e të cilëve u flasin gjerësisht,  zhvillojnë aftësi gjuhësore më të përparuara dhe fjalor më të pasur, të cilat më vonë ndikojnë në performancën akademike.

Foshnjat nuk marrin të njëjtin përfitim nga të dëgjuarit e njerëzve të tjerë që flasin me njëri-tjetrin, apo duke dëgjuar në mënyrë pasive median, siç është për shembull një libër audio. (Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon mbajtjen e të gjitha ekraneve përreth fëmijëve më të vegjël se 18 muaj të fikur.)

Diapazoni i zhvillimit normal është i gjerë


Mund të jetë e vështirë të mos shqetësohesh kur fëmija juaj po zhvillohet me një ritëm tjetër nga moshatarët e tij. Por për shkak se foshnjat zhvillohen me afate kohore individuale, ekziston një gamë e gjerë e asaj që konsiderohet normale.

Ndërsa shumica e foshnjave fillojnë të ecin kur janë mes 12 dhe 15 muajsh, për shembull, të tjerët nuk e zotërojnë aftësinë derisa arrijnë 16 ose 17 muaj. Foshnjave të lindura para kohe shpesh u duhet më shumë kohë për të arritur pikat e zhvillimit.

Bebet lëvizin në mënyra të ndryshme


Një sekuencë tipike zhvillimi për një foshnjë shkon afërsisht në mënyrë të tillë: rrotullimi, pasuar nga qëndrimi ulur, zvarritja, ngritja lart duke u mbajtur diku, ecja duke u mbajtur, ecja autonome dhe vrapimi. Megjithatë, disa foshnje do të lëvizin duke u rrotulluar ose zvarritur në stilin komando për një kohë të gjatë.

Për sa kohë që foshnja juaj po mëson të koordinojë secilën anë të trupit të tij dhe po përdor këmbët dhe krahët e tij në mënyrë të barabartë, si dhe duke u zhvilluar brenda udhëzimeve të përshtatshme për moshën, në përgjithësi nuk ka nevojë të shqetësoheni. Por bisedoni me mjekun e foshnjës suaj nëse keni ndonjë pyetje në lidhje me lëvizjen ose zhvillimin e tij.


Pse shpohen të porsalindurit në thembër?