Përgjigje e shkurtër nga një pediatër – gastroenterolog
A mund fëmijët të kenë sëmundjen celiake dhe cilat janë shenjat?
Shumica e personave të diagnostikuar me sëmundjen celiake janë të rritur, por edhe fëmijët mund ta kenë atë.
Sëmundja celiake shkakton një reagim autoimun në trup kur dikush konsumon gluten, një proteinë e cila gjendet në grurë, elb dhe thekër. Si rezultat zorra e hollë dëmtohet, dhe trupi i tyre nuk përthith nutrientët e nevojshëm nga ushqimet.
Në fëmijë, arsyeja më e shpeshtë për të testuar për sëmundjen celiake është pengesa në rritjen normale për moshën e tyre.
Fëmijët mund të kenë të njëjtat simptoma të sëmundjes si të rriturit, duke përfshirë:
- Diarre
- Fryrje barku
- Dhimbje stomaku
- Konstipacion
- Lodhje
- Rash
Sigurisht, këto mund të jenë simptoma të shumë problemeve të shëndetit, ose ndonjëherë mund të jenë edhe pa ndonjë shkak specifik. Ndaj, është e rëndësishme të konsultoheni me një pediatër gastroenterolog për të përcaktuar shkakun.
Për fëmijët me simptoma, hapi i parë është testi për disa antitrupa specifikë në gjak. Nëse rezultati i testit tregon një nivel të Transglutaminazës indore (tTG) që është 10 herë më i lartë se niveli i normës, disa prej fëmijëve mund të mos kenë nevojë për ekzaminime shtesë si endoskopia me biopsi.
I vetmi trajtim për sëmundjen celiake është ndjekja e një diete pa gluten.
Lexo me shume:
Është alergji apo intolerancë?