Ka shumë informacione të gabuara në lidhje mbi temën se kur duhet të fillojë ushqyerja me ushqime të ngurta për foshnjën tuaj.

Shumë prindër ia fillojnë ushqimin e ngurtë fëmijëve të tyre shumë herët, e disa të tjerë ia përdorin atë fëmijëve shumë shpesh. Ja disa këshilla se si duhet në të vërtetë të veproni.

Për një fëmijë të shëndetshëm, Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) rekomandon fillimin e ushqimit të ngurtë në moshën rreth 6 muajsh. Por biseda për ushqimet e ngurta mund të fillojë më herët me pediatrin tuaj, dhe disa foshnja mund të jenë në gjendje ta fillojnë atë pak më herët.

Ushqyerja e foshnjës suaj është një hap i rëndësishëm në zhvillimin e tij, një periudhë për t'i mësuar fëmijës suaj shije dhe konsistenca të ndryshme si dhe një mënyrë e shkëlqyer për të vendosur zakone të shëndetshme të të ngrënit.

Megjithatë, është e rëndësishme të mbani mend se qumështi i gjirit ose formula do të jetë gjithmonë burimi kryesor i të ushqyerit derisa të mbushin 1 vjeç. Të gjitha ushqimet dhe shijet që ju i prezantoni fëmijës janë thjesht për t'i ndihmuar ata të ushtrojnë qiellzën e tyre. Fëmijët, ka të ngjarë që nuk do të hanë aq sa të zëvendësojnë ushqimin dhe kaloritë që siguron qumështi i tyre.

Kjo është një kohë për të mësuar fëmijën tuaj që të pëlqejë ushqimet dhe aromat që janë pjesë e dietës suaj, por mos prisni të marrin një vakt me tre pjata.

Pediatri zakonisht fillon të flasë me familjet për fillimin e ushqimeve të ngurta në vizitën 4-mujore. Është e rëndësishme për pediatrin të vlerësojë shëndetin e përgjithshëm dhe nivelin e zhvillimit të foshnjës suaj para se të filloni ushqimin.

Ndërsa disa foshnja mund të jenë gati për ushqim të ngurtë shpejt, pasi të kenë mbushur 4 muaj, të tjerë mund të duhet të presin deri në 6 muaj për arsyet e mëposhtme:

  • Ushqimet e ngurta nuk kanë aq shumë vlera ushqyese sa qumështi i gjirit ose formula, të cilat janë thelbësore për rritjen e duhur dhe zhvillimin e trurit në foshnjat e reja.
  • Ushqimet e ngurta gëlltiten me më shumë vështirësi. Një foshnjë mund të mos jetë zhvilluar aq sa të gëlltisë siç duhet ushqimin e fortë para 6 muajve. Ka raste kur përfshirja e lëndëve të ngurta në rreth 4 muaj mund të jetë e dobishme. Një studim në 2015 tregoi se për foshnjat me faktorë rreziku për sëmundje të caktuara, të tilla si alergjitë e ndryshme, përfshirja e këtyre produkteve më herët në dietë ndihmoi në parandalimin e zhvillimit të alergjive prej tyre.

Me çfarë mund ta ushqeni fëmijën tuaj?


Kur të jetë koha e duhur për të filluar ushqyerjen me ushqime të forta të foshnjës, filloni me përmbajtje dhe aroma të thjeshta.

Mund të filloni me drithëra, me miell tërshëre për shembull. Sapo të kuptoni që fëmija mund t’i pranojë, filloni të prezantoni ushqime të reja çdo dy ose tre ditë. Është e rëndësishme që si fillim mos të përzieni përbërs të ndryshëm por të filloni me një përbërës për dy ose tre ditë rradhazi, në mënyrë që të përjashtoni alergji të mundshme nga ai përbërës.

Në një fazë të dytë, mund të vazhdoni me konsistenca të buta dhe të lehta dhe të alternoni llojet e ushqimeve që ofroni. Mund të alternoni bazat e frutave me ato të perimive. Gjithashtu rekomandohet të mbani pure të kumbullës ose ushqime të tjera të pasura me fibra për të mbajtur daljen jashtë të tyre të rregullt dhe të butë, dhe për të shmangur kapsllëkun. Ushqimet e ngurta mund të ndryshojnë modelin dhe qëndrueshmërinë e jashtëqitjes së foshnjës suaj.

Me çfarë nuk duhet ta ushqeni fëmijën tuaj?


Për të ditur se cilat ushqime duhet të shmangen për foshnjën tuaj, duhet të ndiqni disa rregulla:

  • Shmangni format dhe përmasat e mëdha si dhe ushqimet shumë të forta që mund të paraqesin rrezik mbytjeje.
  • Sigurohuni që ushqimi të mos jetë i nxehtë ose shumë i ftohtë, dhe shmangni ushqimet pikante.
  • AAP rekomandon shmangien e dhënies së mjaltit tek foshnjat nën 12 muaj. Mund të përmbajë botulin, i cili është veçanërisht i rrezikshëm për foshnjat e vogla.
  • Mos i jepni lëng frutash të blerë, ëmbëlsira ose ushqime të shpejta, pasi ato janë të pasura me sheqer dhe me pak lëndë ushqyese. Ato gjithashtu inkurajojnë zakone jo të shëndetshme të të ngrënit dhe mund të predispozojnë fëmijën tuaj për mbipeshë.
Me gjithë informacionin e disponueshëm por jo detyrimisht të saktë në internet dhe në mediat sociale, është e rëndësishme të flisni me pediatrin tuaj se si të filloni në mënyrë të sigurt dhe të përshtatshme futjen e ushqimeve të ngurta.

Ushqyerja e foshnjës suaj duhet të jetë një përvojë argëtuese dhe emocionuese si për ju ashtu edhe për foshnjën tuaj. Nëse jeni të stresuar ose të hutuar në lidhje me këtë cështje, flisni me mjekun pediatër. Ai do t’ju ndihmojë të siguroheni se po bëni pikërisht atë që është më e mira për fëmijën tuaj.

Sa qumësht duhet të pijë një foshnjë në ditë?