Noduset e tiroides janë rritje në formë ovale në tiroide. Noduset e tiroides janë të shpeshta dhe në shumicën e rasteve nuk janë të dëmshme për shëndetin. Por në disa raste këto noduse mund të jenë edhe malinje.


Gjendra e tiroides prodhon hormonet e saj dhe shumë prej noduseve të tiroides nuk i alterojnë nivelin e këtyre hormoneve. Në rastin kur noduset shkaktojnë rritje të nivelit të hormoneve, shfaqen dhe simptomat si pasojë e këtyre ndryshimeve.


Cilat janë simptomat e noduseve në tiroide?


Shumë njërëz nuk kanë simptoma. Ata e kuptojnë që kanë noduse të tiroides pas një ekzaminimi rutinë ose pas kryerjes së një eko të tiroides.


Simptomat që mund të shfaqen janë:

  •  Shqetësim, mërzitje ose çrregullim të gjumit
  •  Lodhje dhe dobësi trupore
  •  Rënie në peshë e paqëllimshme
  •  Rrahje të shpeshta të zemrës
  •  Defekim i shpeshtë
  •  Prekje të nodusit në qafë


A duhet të kryejmë testë të tjera?


Për të qenë të sigurtë se noduset e tiroides nuk janë të rrezikshme për shëndetin tuaj, duhet të kryhen teste të tjera konfirmuese.


Ato mund të jenë:


Analiza gjaku për të matur nivelin e hormoneve të tiroides

- Eko tiroide

- FNA (Citologjia) – Për këtë ekzaminim mjekët përdorin një age të hollë për të marrë një kampion qelizash nga tiroidja dhe për të kryer më pas ekzaminimin citologjik. Ky ekzaminim tregon se cilët janë noduset që duhet të hiqen dhe cilët duhen mbajtur nën vëzhgim.

- Skanimi i Tiroides – ky test kryhet nëse keni nivel të lartë të hormoneve të tiroides në trup. Një substancë radioaktive injektohet ose merret në formën e kapsulës dhe më pas një kamerë specifike fotografon tiroiden dhe detekton emetimin radioaktiv të saj. Ky test nuk duhet të kryhet në gratë shtatzëna apo gjatë ushqyerjes me gji.


Si trajtohen noduset e tiroides?


Noduset e tiroides trajtohen në mënyra të ndryshme, në varësi të shkakut dhe nivelit të hormoneve.


Këto trajtime mund të jenë:


Mbajtja në observim – Jo çdo nodus i tiroides duhet të trajtohet menjëherë. Në disa raste ndjekja e tyre e afërt tregon se si ato po zhvillohen dhe nëse është e nevojshme të trajtohen apo jo. Kjo do të thotë se mund t`ju kërkohen të kryhen përsëri ekzaminime si eko apo citologji e tiroides.

- Kirurgjia për heqjen e një pjese apo të gjithë tiroides

- Medikamente

- Jod radioaktiv – ka një sasi të vogël rrezatimi dhe përdoret për të trajtuar noduset që shkaktojnë rritje të nivelit të hormoneve të tiroides. Nuk mund të jepet në gratë shtatzëna apo gjatë ushqyerjes me gji.

Lexo më shumë:

A duhet të kryeni analizat e tiroides?