Vizita rutinë e mjekut


Disa njerëz vizitohen 1 herë në vit te mjeku për të parë nëse çdo gjë me shëndetin e tyre është në rregull. Ka shumë diskutime nëse është vërtet e nevojshme kaq shpesh. Por kjo varet nga:

- Mosha juaj
- Gjendja e përgjithshme shëndetësore
- Faktorët e mundshëm të riskut për sëmundje të ndryshme

Mjeku do t`ju pyes për shëndetin tuaj në përgjithësi dhe stilin tuaj të jetesës. Më pas do të kryej një ekzaminim fizik, do të dëgjojë zemrën dhe mushkëritë, gjithashtu kontrollojë peshën tuaj dhe shenja të tjera treguese të sëmundjeve të ndryshme.

Pesha dhe gjatësia

Pesha dhe gjatësia janë të rëndësishme për të përcaktuar BMI - Indeksi i masës trupore. Ruajtja e BMI-së në vlera të shëndetshme ju mbron nga shumë sëmundje, si sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2 dhe disa lloje kanceri. Nëse vlera juaj e BMI-së nuk është normale, mjeku do ju këshilloj se si ta arrini atë.

Presioni i gjakut


Matja e presionit të gjakut në arterie, pra siç njihet matja e tensionit, është shumë i rëndësishëm. Nëse është shumë i lartë, rrit riskun për sëmundje të zemrës dhe stroke. Vlera normale konsiderohet ajo më e ulët se 120/80. Mjekët e konsiderojnë hipertension nëse vlerat janë 130/80 ose më lartë. Matja e tensionit duhet të bëhet një herë në dy vjet. Nëse në një nga këto matje rezulton i lartë, do ju duhet ta masni më shpesh.

Kolesteroli


Kolesteroli është një yndyrë që gjendet në gjak. Kolesteroli i lartë mund të shkaktojnë sëmundje të zemrës dhe stroke. Matja e kolesterolit duhet të kryhet çdo 4-6 vjet nëse jeni mbi moshën 20 vjeç. Nëse keni faktorë të mundshëm risku, mjeku do ju këshilloj ta matni më shpesh, Ndër këta faktorë mund të përmendim:

- Mbipeshën
- Historinë familjare për hiperkolesterolemi
- Diabetin
- Histornëi personale me hiperkolesterolemi


Testet depistuese per kancer kolorektal


Këto teste shërbejnë për diagnostikim të hershëm të kancerit kolorektal. Nëse nuk keni faktorë risku për kancer kolorektal, testet mund të filloni të kryeni nga mosha 50 vjeç.

Analizat për gjak okult në feçe duhet të kryhet çdo vit, sigmoidoskopia duhet të kryhet 1 herë në 5 vjet, kolonoskopia 1 herë në 10 vjet - nëse nuk keni faktorë risku për kancer kolorektal.

Në rast se keni faktorë risku për kancer kolorektal, duhet të konsultoheni me mjekun sa shpesh dhe cilat janë ekzaminimet e duhura për ju, në varësi të riskut.

Analiza e glicemisë


Shërben për të identifikuar një diabet të mundshëm ose prediabet. Është një analizë e thjeshtë e cila mat nivelin e glukozës në gjak. Testet rutinë duhet të fillojnë nga mosha 45 vjeç. Mjeku mund t`ju sugjeroj të kryeni testin më shpejt nëse:

- Jeni mbi peshë
- Vuani nga hipertensioni ose hiperkolesterolemia
- Vuani nga diabeti gestational

Kontrolli i lëkurës


Është një ide e mirë të kontrolloni lëkurën tuaj për nishane ose shenja të tjera. Sipas specialistëve, vet-ekzaminimi është i këshillueshëm 1 herë në muaj. Mos harroni se kanceri i lëkurës i diagnostikuar në kohë është i shërueshëm. Nëse ju ose dikush tjetër në familjen tuaj ka histori me kancer të lëkurës, është e këshillueshme që të kontrolloheni rregullisht nga një mjek.

Densiteti kockor


Me moshën, kockat tuaja fillojnë të hollohen dhe dobësohen. Me kohën, kjo mund të shkaktojë një gjendje të njohur si osteoporoza, e cila i dobëson kockat - çka favorizon frakturat. Nëse jeni një grua mbi 65 vjeç ose një burrë mbi 70 vjeç, duhet të matni densitetin kockor. Nëse rezulton se kockat tuaja po dobësohen, mund të filloni një mjekim.

Mjeku mund t`ju sugjeroj të kryeni këtë test më herët nëse:

- Keni histori frakture në të shkuarën
- Keni marrë steroide për një kohë të gjatë
- Vuani nga artriti rheumatoid
- Peshoni më pak se 58kg
- Keni prindër që kanë pësuar frakturë pas një incidenti minimal

Mammografia


Është test me rreze X e cila identifikon ndryshime të mundshme në gji. Udhëzuesit nuk janë të unifikuar se kur duhet të ketë fillesën ky lloj ekzaminimi, për këtë arsye është e rëndësishme të konsultoheni me mjekun tuaj, në mënyrë që të përcaktoni riskun tuaj për kancer gjiri dhe ekzaminimin më të përshtatshëm për ju. Nëse jeni afër të 40-ave, është e rëndësishme të kryeni këtë bisedë me mjekun tuaj.

Depistimi për kancer të qafës të mitrës


Për të diagnostikuar në kohë kancerin e qafës së mitrës, mund të kryeni një Pap test. Një tjetër test që mund të kryhet është testi i HPV-së - i cili identifikon praninë ose jo të këtij virusi. Këto teste duhet të fillojnë të kryhen që nga mosha 21 vjeç. Testet mund të kryhen edhe njëkohësisht.

Ekzaminimi i prostatës


Edhe për këtë ekzaminim udhëzuesit janë disi kontrovers. Megjithatë, është e rëndësishme të filloni të diskutoni me mjekun tuaj për këtë temë rreth moshën 50 vjeç. Mund të kryeni një analizë të PSA dhe një ekzaminim rektal. Mjeku juaj do të përcaktojë se cili është ekzaminimi më i përshtatshëm për ju.

Vizita te dentisti


Duke shpresuar se i lani dhëmbët përditë dhe përdorni fillin dentar, është gjithashtu e rëndësishme të kontrolloheni nga dentisti për kavitete, shëndetin e mishrave të dhëmbëve dhe probleme të tjera të gojës. Rekomandohet një vizitë çdo 6 muaj ose të paktën 1 herë në vit. Sigurisht që kjo është në varësi të shëndetit tuaj oral dhe kujdesit që i kushtoni buzëqeshjes suaj.


15 numra që duhet të njihni për shëndetin


A duhet të kryeni analizat e tiroides?


Histori familjare me sëmundje të zemrës? Ja çfarë duhet të bëni.