Nxitja e metabolizmit është kyçe për këdo që dëshiron të humbas disa kile. Disa njerëz trashëgojnë një metabolizëm të shpejtë. Meshkujt djegin më shumë kalori se femrat edhe gjatë kohës që janë duke pushuar dhe për shumë njerëz metabolizmi fillon dhe ngadalësohet pas moshës 40 vjeçare. Megjithëse nuk mund të kontrolloni moshën, gjininë apo gjenetikën janë disa mënyra që mund t’i përdorni për të përmirësuar metabolizmin. Më poshtë do të gjeni 10 prej tyre.


Ndërtoni muskuj


Trupi juaj djeg vazhdimisht kalori edhe kur nuk jeni duke bërë aktivitet. Ritmi metabolik i qetësisë është më i shpejtë në personat me më shumë muskuj. Çdo kilogram muskul përdor 12 kalori në ditë për të mirëmbajtur veten ndërsa çdo kilogram yndyrë djeg vetëm 4 kalori në ditë. Ky ndryshim i vogël mund të mund të kthehet në të rëndësishëm me kohën. Pas një seance stërvitore muskujt në të gjithë trupin aktivizohen duke rritur kështu normën mesatare ditore të metabolizmit.


Bëni më shumë aktivitetit fizik


Aerobia mund të mos formojë muskuj të mëdhenj por mund të rrisë aktivitetin e metabolizmit disa orë pas stërvitjes. Sforocjeni pak veten, ushtrimet me intensitet të lartë sjellin një rritje më të madhe dhe më të gjatë sesa ushtrimet me intensitet të ulët ose të moderuar. Për të parë rezultate provoni të bëni ushtrime më intensive në palestër.


Pini shumë ujë


Trupi ka nevojë për ujë për të përpunuar kaloritë. Nëse jeni sadopak të dehidratuar, metabolizmi juaj punon më ngadalë. Në një studim, një grup njerëzish  që pinë 8 ose më shumë gota uji në ditë, dogjën më shumë kalori sesa një grup i dytë që pinë vetëm 4 gota në ditë. Për të qëndruar të hidratuar pini nga një gotë uji para dhe pas çdo vakti. Është gjithashtu e rëndësishme të hani fruta të freskëta pasi ato përmbajnë ujë, në vend që të hani biskota apo patatina.


A duhet të provoni pije energjike?


Disa përbërës të caktuar të pijeve energjike mund t`i japin një nxitje metabolizmit tuaj. Pijet energjike përmbajnë nivel të lartë kafeine, të cilat rritin sasinë e energjisë që shpenzon trupi ynë. Zakonisht ato përmbajnë taurine një aminoacid i cili përshpejton djegien e yndyrës. Nga ana tjetër përdorimi i pijeve energjike mund të shkaktojë tension të lartë, ankth e probleme me gjumin. Akademia Amerikane e Pediatrisë nuk i rekomandon pijet energjike për fëmijët dhe adoleshentët.


Të hash shpesh dhe nga pak


Tingëllon e çuditshme por të ngrënit e më shumë vakteve në fakt ndihmon në rënien në peshë. Kur ju hani vakte të rënda e në sasi të mëdha pak herë gjatë ditës, metabolizmi bëhet më i ngadaltë në përpunimin e ushqimit dhe tretjen e tij. Në të kundërt, të ngrënit e një sasie të vogël ushqimi çdo 3-4 orë e bën metabolizmit tuaj më të aftë dhe më të shpejtë në përpunimin e kalorive të marra. Një numër i konsiderueshëm studimesh kanë treguar se njerëzit që hanë diçka midis vakteve, hanë më pak në vaktet kryesore.


Shtoni erëza në vaktet tuaja


Ushqimet me erëza pikante kanë përbërës natyral që mund të rrisin metabolizmin. Shtimi i specit pikant në gatimet tuaja mund të rrisë normën metabolike. Efekti mund të jetë i përkohshëm por nëse hani shpesh ushqime pikante përfitimet mund të  shtohen. Për një nxitje të shpejtë të metabolizmit shtoni erëza pikante në pjatat tuaja.


Hani ushqime të pasura  me proteina


Trupi juaj djeg më shumë kalori duke tretur proteina sesa kur konsumoni yndyrna ose karbohidrate. Si pjesë e një diete të balancuar zëvendësimi i karbohidrateve me ushqime të pasura me proteina rrit metabolizmit gjatë vaktit. Burime ushqimore të pasura me proteinë përfshijnë mishin e viçit pa dhjamë, gjelin e detit, peshkun, mishin e bardhë të pulës, arrat, fasulet, vezët dhe produktet e bulmetit me pak yndyrë.


Pini kafe


Nëse ju pëlqen kafeja, pa dyshim që i shijoni dhe përfitimet e saj, siç është energjia që ju jep dhe përqëndrimi. Një tjetër përfitim që vjen nga pirja e kafes është një rritje afatshkurtër e ritmit metabolik. Kafeina mund t’ju bëjë të ndiheni më pak të lodhur dhe të jeni më produktiv gjatë kohës kur jeni duke u ushtruar.


Pini çaj jeshil


Pirja e çajit jeshil ofron përfitime të kombinuara të kafeinës dhe katekinave, substanca që të rrisin metabolizmin për disa orë. Studimet tregojnë se pirja e 2 deri 4 filxhanë çaji mund të nxisë trupin në djegien e 17% më shumë kalorive gjatë ushtrimeve me intensitet të moderuar për një kohë të shkurtër.


Shmangni dietat e forta.


Dietat e forta janë ato që përfshijnë konsumimin e më pak se 1200 kalorive (për femrat) dhe 1800 kalorive (për meshkujt). Ato janë të dëmshme për këdo që shpreson të shpejtojë metabolizmin. Megjithëse këto dieta ju ndihmojnë të bini disa kile kjo ndodh duke i mohuar vetes ushqyerjen e mirë. Plus, kjo gjë jep efekt të kundërt duke qenë se mund të humbisni peshë muskulore, gjë që rezulton në ngadalësim të metabolizmit. Në përfundim rezulton që trupi djeg më pak kalori dhe merrni kile më shpejt sesa para dietës.


Pse disa njerëz nuk shëndoshen?


Pse gjumi është i rëndësishëm kur bëhet fjalë për rënien në peshë?


Disa mënyra të thjeshta se si të pasuroni dietën me fibra