Në mënyrë që të përcaktoni nëse fëmija juaj është intolerant ndaj laktozës, është e rëndësishme të kuptoni se cilat mund të jenë shenjat dhe simptomat e këtij problem të tretjes.

Fëmijët që janë intolerantë ndaj laktozës nuk prodhojnë mjaftueshëm laktazë – një enzimë natyrale e cila ndihmon në tretjen e laktozës. Prindërit zakonisht e ngatërrojnë intolerancën ndaj laktozës me alergjinë ndaj laktozës, por edhe pse këto dy gjendje mund të kenë simptoma të ngjashme, ato ndryshojnë nga njëra-tjetra.

Laktoza gjendet në shumë ushqime që fëmijët i pëlqejnë – qumështi dhe produkte bulmeti si akulloret apo djathi i butë. Lista e ushqimeve të cilat përmbajnë laktozë është e gjatë dhe përfshijnë shumë lloje keku, disa lloje buke, disa ëmbëlsira, disa lloje drithërash për mëngjes, krepat e të tjera. Laktoza gjendet edhe në qumështin e gjirit dhe në qumështin formulë.

Mekanizmi i intolerancës ndaj laktozës


Lakotza është një disakarid, që do të thotë se përbëhët nga dy molekula të thjeshta sheqeri – glukoza dhe galaktoza.

Në mënyrë që laktoza të përthithet, duhet të ndahet në dy komponentët e saj përbërës me anë të enzimës së quajtur laktazë. Kjo enzime gjendet në shtresën e zorrës së hollë.

Për ata që janë intolerantë ndaj laktozës, aktiviteti i enzimës laktazë nuk është efikas – që do të thotë që e bën të pamundur tretjen dhe absorbimin e laktozës. Meqenëse laktoza nuk tretet siç duhet, fermentohet nga flora bakteriale në zorrën e trashë. Më pas, procesi i fermentimit çon në simptomat ose shenja dalluese të intolerancës.

Cilat janë simptomat më të shprehura?


Fermentimi i laktozës në zorrën e trashë prodhon dioksid karboni dhe hidrogjen dhe po ashtu disa produkte me efekt laksativ.

Pesë simptomat për të cilat duhet të jeni të vëmendshëm janë:


  • - Gazra dhe feçe të zbutura, kryesisht pas konsumit të ushqimeve me përmbajtje të laktozës
  • - Diarre me ujë dhe gaz
  • - Fryrje barku, flatulencë, nauze
  • - Rash dhe ftohje të shpeshta
  • - Dhimbje barku dhe krampe abdominale

Simptomat e intolerancës së laktozës janë të lidhura me sasinë e laktozës së konsumuar. Sa më shumë laktzoë konsumohet, aq më shumë simptoma paraqiten.

Simptomat mund të shfaqen në fëmijërinë e vonë dhe adoleshencën e hershme dhe mund të bëhen më të dukshme në moshën adulte. Përtej simptomave dhe diskomfortit të intolerancës, në terma afatgjatë, çrregullimi nuk ka kompikacione të rënda për jetën.



Si zhvillohet intoleranca ndaj laktozës?


Mënyrat se si mund të zhvillohet intoleranca ndaj laktozës i gjeni më poshtë:

Intoleranca e përftuar ndaj laktozës
– Rënia e aktivitetit të laktazës në zorrën e hollë ndodh me kalimin e moshës si një proces natyral. Përtej fëmijërisë, sasia e laktozës në një dietë normale te të rriturit është rreth 10% e sasisë totale të karbohidrateve të marra. Megjithatë, pacientët me intolerancë ndaj laktozës simptomatike mund të mos jen të të aftë të tolerojnë edhe sasinë më të vogël të laktozës. Është shumë e pazakontë ta shohim këtë formë të intolerancës te fëmijët nën 5 vjeç.

Mungesa primare e laktazës
– Është një diagnozë e rrallë dhe këta fëmijë kanë mungesë të plotë të enzimës laktazë që nga lindja. Foshnjat me mungesë primare të laktazës zhvillojnë diarre të theksuar gjatë ushqyerjes me gji. Kjo gjendje është gjenetikisht e trashëgueshme por në mënyrë recesive, çka do të thotë se, që fëmija ta shfaq këtë mungesë, gjeni duhet të jetë i mbartur te të dy prindërit.

Intoleranca sekondare ndaj laktozës
– është një tolerancë e përkohshme dhe shfaqet pas irritimit të traktit digjestiv – si psh. pas gastroenteritit akut. Kjo ndodh për shkak të dëmtit të përkohshëm të traktit digjestiv pas një infeksioni. Pacientët kanë në përgjithësi nauze, të vjella dhe diarre por vazhdojnë të kenë diarre pas ngrënies së ushqimeve me përmbajtje laktoze. Rotavirusi dhe Giardioza janë dy infeksione të lidhura me intolerancën e përkohshme ndaj laktozës.

Sëmunda celiake
, një çrregullim që shkakton dëmtim të zorrës së hollë pas konsumit të glutenit, mund të jetë po ashtu e lidhur me intolerancën e përkohshme ndaj laktozës.

Sëmundja e Crohn-it,
një çrregullim digjestiv i cili po ashtu është i lidhur me dëmtimin e zorrës së hollë mund të jetë i lidhur me intolerancën e përkohshme ndaj laktozës, e cila mund të eliminohet pas trajtimit të sëmundjes primare.  

Diagnostikimi dhe opsionet e trajtimit


Testi për intolerancën ndaj laktozës është i thjeshtë të bëhet. Kryhet me anë të testit të frymëmarrjes të laktozës e cila teston për nivelin e hidrogjenit pak konsumimit të laktozës.

Normalisht, sasia e hidrogjenit gjatë frymëmarrjes nuk është i lartë dhe niveli i rritur i hidrogjenit tregon për mos tretjen e duhur të laktozës – çka mund të jetë një tregues i intolerancës ndaj laktozës. Në fëmijët e vegjël, kur testi i laktozës është i vështirë për t`u kryer, eliminimi i ushqimit me përmbajtje laktoze për rreth 2 javë është një opsion diagnostikimi.

Po ashtu, mund të rekomandohen suplemente me enzima të laktazës në rastin se konsumohen ushqime me përmbajtje laktoze, për të shmangur simptomat.

Për shkak se në personat me intolerancë laktoze, kufizohet marrja e bulmetit dhe ushqimeve të tjera me përmbajtje laktoze, nuk duhet të harrohet t`i kushtohet vëmendje e veçantë nivelit të vitaminës D dhe kalçiumit, meqenëse bulmeti është një burim i rëndësishëm i tyre.



Lexo me shume:


10 arsye pse fëmija juaj nuk po rritet sa bashkëmoshatarët