Nivelet e alteruara të hormoneve të tiroides mund të rrisin riskun për sëmundje kardiovaskulare


Edhe pse në madhësi është vetëm 5 cm, gjendra e tiroides ka një ndikim të madh në shëndetin tonë. Prodhon hormone të cilat shpërndahen në gjithë trupin. Hormonet e tirodies luajnë një rol të rëndësishëm në rregullimin e metabolizmit – procesi në të cilin qelizat e trupit konvertojnë nutrientët në energji – dhe si pasojë rregullojnë temperaturën e trupit, ritmin e zemrës dhe funksionimin e trurit. Kur hormonet e tiroides bien nën nivelin e normës, metabolizmi fillon të ngadalësohet.


Noshta shpesh i keni dëgjuar simptomat e lidhura me nivelin e ulët të hormoneve të tiroides – lodhje, mbipeshë, duar të ftohta, lëkurë e thatë. E megjithatë, kur në analiza ju rezulton nivel i lartë i kolesterolit dhe jeni mbi peshë, jeni më të prirur t`ja lini fajin dietës së papërshtatshme dhe mungesës së aktivitetit fizik se sa problemeve me tiroiden.


Simptomat e hipotiridizmit janë shpesh jo specifike dhe në moshat mbi 60 vjeç ato janë vecanërisht të shpeshta, ndaj mjekët mund të mos mendojnë gjithmonë për një çrregullim të tiroides.


Si funksionon tiroidja?


Tiroidja komunikon me organet e tjera nëpërmjet hormoneve që prodhon, po ashtu edhe gjendra e hipofizës komunikon me tiroiden nëpërmjet një hormoni që prodhon – TSH. Kur gjendra e hipofizës detekton nivele të ulëta të hormonit të tiroides, prodhon më shumë TSH për të nxitur prodhimin e hormoneve nga tiroidja.


Kur tiroidja nxitet nga TSH, prodhon hormonet – T4 në sasi më të madhe dhe T3 në sasi më të ulët. T4 konvertohet më pas në T3 – forma aktive që lidhet me receptorët në trupat e qelizave.


Kur duhet të kryeni një analizë të tiroides?


Gratë e të gjitha moshave kanë më shumë gjasa për të patur nivel të ulët të hormoneve të tiroides se burrat.


Analiza e gjakut për matjen e nivelit të TSH është testi më sensitiv për identifikimin e hipotiroidizmit. Shumica e laboratorëve kanë si nivel normal të TSH vlerat nga 0.45 – 5.00 mlU/L. Personat me TSH nga 5.00 në 9.99 mlU/L shpesh nuk kanë simptoma (njihen si hipotiroidizëm subklinik), por disa prej tyre edhe mund të kenë.


Nëse TSH rezulton në normë, atëhere duhet të kryehet një tjetër analiza për nivelin e T4.


Shumë njerëz me hipotirodizëm ose hipotiroidizëm subklinik nuk dinë që diçka nuk shkon me tiroiden, për shkak se nuk kanë kryer ndonjëherë analiza të tiroides. Ndaj personat në risk për zhvillim të çrregullimeve të tiroides, rekomandohet të kryejnë analizën e tiroides.


Trajtimi i hipotiroidizmit subklinik me hormone sintetike të tiroides mund të reduktoj riskun për zhvillim të sëmundjeve kardiovaskulare. Niveli i ulët i hormoneve të tiroides mund të shkaktojë rritje të nivelit të kolesterolit dhe trajtimi hormonal në këto raste është më i rëndësishëm se trajtimi më statina.


Çfarë duhet të bëni?


Nëse mendoni se keni simptoma të hipotiroidizmit, duhet të flisni me mjekun tuaj për mundësinë ë kryerjes së analizave të tiroides.


Nëse niveli i LDL është i lartë dhe ju nuk i jepni një shpjegim, përsëri duhet të diskutoni kryerjen e analizave të tiroides.


Nëse jeni mbi 60 vjeç dhe të shëndetshëm në përgjithësi, përsëri është nje ide e mirë të diskutoni me mjekun tuaj, nëse në bazë të historisë suaj familjare vlen të kryhet analiza për hormonet e tiroides.

Lexo më shumë:

Kur duhet t`ja lëmë fajin tiroides?