Komorbiditetet më karakteristike në 32 persona që kanë humbur jetën në një grup prej 52 personave në terapi intensive nga COVID-19, të raportuara në një studim nga Xiaobo Yang ishin sëmundjet kardiovaskulare (22%) dhe diabeti (22%).

Në një tjetër studim i cili ka përfshirë 1099 pacientë të konfirmuar me infeksion COVID-19, 173 persona kanë shfaqur simptoma të rënda të sëmundjes me komorbiditete: hipertension (23.7%); diabet mellitus (16.2%); sëmundje kardiovaskulare (5.8%); sëmundje cerebrovaskulare (2.3%).

Në një studim të tretë, nga 140 pacientë të hospitalizuar me COVID-19, 30% kanë qenë me hipertension dhe 12% me diabet. Në më të shumtën e rasteve, këto sëmundje shoqëruese të raportuara janë trajtuar shpesh me ACE inhibitorë; megjithatë, trajtimi nuk është vlerësuar në asnjë prej studimeve.

SARS-CoV-2 lidhet me qelizat e targetuara me anë të enzimës konvertuese tw angiotensinws 2 (ACE2), e cila është e shprehur në qelizat epiteliale të mushkërive, intestinit, veshkave dhe enëve të gjakut. Prodhimi i ACE2 është ndjeshëm i rritur në pacientët me diabet të tipit 1 ose 2, të cilët janë të trajtuar më ACE inhibitorë dhe bllokues të receptorëve të angiotensinës të tipit II.

Hipertensioni gjithashtu, trajtohet me ACE inhibitorë (enalapril. lisinopril, perindopril) dhe ARB (losartan, valsartan, irbesartan etj.), çka edhe në këto raste shkakton rritje të ACE2. ACE2 rritet gjithashtu edhe nga glitiazonet dhe ibuprofeni.

Këto të dhëna sugjerojnë se ACE2 rritet në diabet dhe në trajtim më ACE inhibitorë dhe ARB. Si pasojë, mbi shprehja e ACE2 mund të lehtësojë infeksionin me COVID-19.

Për këto arsye, ngrihet hipoteza se trajtimi me barna që stimulojnë ACE2, rrit riskun për të zhvilluar sëmundje të rëndë dhe fatale nga COVID-19.

Nëse kjo hipotezë konfirmohet, do të çonte në një konflikt në lidhje me trajtimin, pasi ACE2 redukton inflamacionin dhe është propozuar si një bar potencial për trajtimin e sëmundjeve inflamatorë të mushkërive, kancerit, diabetit dhe hipertensionit.

Një tjetër aspekt që duhet investiguar është predispozita gjenetike për risk të shtuar për infeksion të rëndë, cka mund të jetë si pasojë e polimorfizmit të ACE2 i cili është i lidhur me diabet mellitus, stroke dhe hipertension, çka është specifike për popullatën Aziatike.

Në përmbyllje të këtij informacioni, sensitiviteti i çdo individi mund të rezultojë si një kombinim i terapisë dhe polimorfizmit të ACE2.

Rekomandohet që pacientët me sëmundje kardiake, hipertension ose diabet, të cilët trajtohen më barna që rrisin ACE2, janë në risk më të lartë për infeksion të rëndë me COVID-19 dhe për këtë arsye, duhet të monitorohen për përdorim të këtyre barnave.

Duke u bazuar në një kërkim në PubMed në Shkurt 2020, nuk janë gjetur evidenca që sugjerojnë se anti-hipertensivët bllokues të kanaleve të kalciumit rrisin ACE2, për këtë arsye ato mund të konsiderohen si trajtim alternativ për këta pacientë.

Artikulli është marrë nga origjinali i publikuar në The Lancet, më 11 Mars 2019.

Gjithçka mbi Coronavirusin.