Aktualisht, nuk ka barna që mund të parandalojnë infeksionin nga COVID-19, po ashtu ende nuk ka një vaksinë. Në kohën që virusi është duke shëtitur në gjithë globin, shkencëtarët janë duke punuar me ritme të shpejta për të identifikuar mënyra të ndryshme që mund të frenojnë ose ndalojnë përhapjen e sëmundjes.

Kalimi i një medikamenti nga faza studimore në fazën klinike është një proces shumë i gjatë. Për këtë arsye, shkencëtarët janë duke identifikuar vaksina ose barna të cilat janë tashmë në përdorim dhe mund të ndihmojnë në frenimin e SARS-CoV-2.

Nëse tashmë është e vërtetuar se një vaksinë është e sigurt në njerëz, rruga nga një studim klinik në përdorim të përgjithshëm është relativisht e shkurtër.

Disa studiues nga Instituti Kërkimor Murdoch Childresn`s në Australi (MCRI) kanë nisur një studim për të hetuar nëse vaksina kundër tuberkulozit e njohur si BCG, mund të ofrojë një mbrojtje ndaj COVID-19.

Studiuesit planifikojnë të testojnë vaksinën në rreth 4000 individë, personel mjekësor në Australi. Ata shpresojnë të shohin një reduktim të simptomave në personat që do të vaksinohen me këtë vaksinë.


Çfarë është vaksina BCG?


Vaksina BCG mbron kundër tuberkulozit (TB), një sëmundje infektive që në shumicën e rasteve prek mushkëritë. Bakteri i quajtur Mycobacterium tuberculosis shkakton tuberkulozin.

Vaksina BCG redukton shanset për infeksion nga M. Tuberculosis dhe po ashtu, redukton simptomat në personat që janë të vaksinuar.

Vaksina e BCG është përdorur në vitin 1921 dhe është pjesë e listës së barnave esenciale te Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH). Rreth 100 milion fëmijë në botë vaksinohen për çdo vit nga kjo vaksinë.

Përveç tuberkulozit, BCG mbron edhe nga infeksione të tjera të shkaktuara nga mycobacterium, përfshij leprozën.


Pse mendohet se BCG ndihmon kundër COVID-19?


Shkencëtarët kanë nisur të hetojnë mbi këtë vaksinë për shkak së në raste të tjera, ajo ka treguar se mund të reduktojë riskun për disa lloje infeksionesh respiratore të cilat nuk janë të lidhura me infeksionin e tuberkulozit.

Për shembull, në një studim të kryer në Guinea-Bissau ka rezultuar se vaksina BCG mund të ketë një efekt mbrojtës ndaj infeksioneve të traktit të poshtëm respirator, ky efekt ka qenë më shumë i pranishëm në vajza.

Në një tjetër studim retrospektiv nga të dhëna të mbledhur në spitalet e Spanjës, është parë se vaksinimi në lindje me BCG mund të ul riskun për hospitalizim për shkak të infeksioneve respiratore dhe sepsis. Po ashtu, një tjetër studim në Brazil ka treguar një lidhje ndërmjet imunizimit me BCG dhe riskut të reduktuar për vdekshmëri nga pneumonia në fëmijë.

Ende nuk është e qartë pse ndodhin këto efekte të vaksinës BCG. Megjithatë, mendohet të jetë për shkak të nxitjes jo specifike të sistemit imunitar.

Edhe pse deri më tani nuk ka studime që të kenë investiguar ndikimin e vaksinës BCG në SARS-CoV-2, shkencëtarët po shpresojnë se historia mund të jetë ë ngjashme me rastet e mësipërme. Nëse vaksina BCG nxit sistemin imunitar, mund të reduktoj ritmin e infeksionit të SARS-CoV-2 ose të reduktoj simptomat e COVID-19.

Si të ndihmoni fëmijët të përballen me emergjencën