Për shumë prej nesh mëngjesi nis me një kafe qoftë e ngrohtë dhe e fortë apo me e lehtë dhe me akull. Të gjithë e pëlqejmë kafen në mënyra të ndryshme, disa me sheqer, qumësht apo me konsistencë më kremoze e disa të tjerë e shijojnë pa e përzierë më asgjë.

Si ndikon sasia ditore e kafeinës në nivelin e kolesterolin? Në vijim të artikullit do të gjeni përgjigjen thënë sipas mjekëve kardiolog.

Kafe e zier, risk i ulët


Nuk keni pse të shqetësoheni nëse konsumoni shumë kafe të zier, pasi kokrrat e kafes nuk përmbajnë kolesterol. Megjithatë ekzistojnë disa lloje kafesh tek të cilat niveli i lipoproteinave me densitet të ulët (LDL) të kolesterolit mund të jetë më i lartë, si për shembull në rastin e kafes Franceze me filtër, kafes turke dhe ekspresit.

Niveli i lipoproteinave me densitet të ulët të kolesterolit konsiderohet si kolesteroli i dëmshëm që shkakton formimin e depozitave të yndyrës në arterie duke reduktuar ose bllokuar rrjedhën e qarkullimin të gjakut dhe transportin e oksigjenit në zemër. Lloji tjetër i kolesterolit ai i lipoproteinave me densitet të lartë (HDL) është mirë të jetë në sasi të lartë pasi vepron për të larguar LDL nga rrjedha e qarkullimit të gjakut.

Zakonisht, me sasinë e përditshme të kafesë që marrim, nuk ndikojmë ose ndikojmë shumë pak tek niveli i kolesterolit. E njëjta gjë ndodh edhe me shtimin e qumeshtit ose sheqerit – për sa kohë është në sasi të moderuar ndikon pak ose aspak në nivelin e kolesterolit.

Sasia e LDL që kemi në trup është edhe si rezultat i trashëgimisë gjenetike, por kequshqyerja mund të jetë një faktor që ndikon në rritjen e nivelit të LDL në organizëm, megjithatë nëse nuk do të pinit më kafe, nuk do të ndikonit shumë mbi nivelin e LDL-së.


Bëni kujdes me frappuccinon


Ndër vite servirja e kafesë  ka ndryshuar shumë. Sot shikojmë e dshijojmë kafe me qumësht dhe karamel e produkte të tjera shtesë që përmbajnë shumë sheqer. Këto forma të kafes parimisht, në kalori, përbëjnë pothuajse një vakt të plotë dhe përmbajnë 50 ose më shumë gram sheqer. Kini parasysh se flasim për marrjen e rreth 600 kalorive ekstra duke konsideruar qumështin dhe masën që konsumoni, pra rreth një e katërta e sasisë ditore. Kur konsumimi i kafes më parametra të tillë shoqërohet me konsumimin e ushqimit të pashëndetshëm, rriten efektet negative.

E mesmja e artë


Konsumi i kafes me shumë sheqer, qumësht apo produkte të tjera shtesë dhe nëse nuk e tepërojmë me shpeshtësinë e përdorimit, nuk është problem. Megjithatë, duke u përpjekur të konsumoni kafen në origjinalitetin e saj gjithmonë është më mirë për shëndetin tuaj.


Gjithçka mbi kolesterolin