Gjatë një ataku astme, rrugët e frymëmarjes ngushtohen dhe trupi prodhon mukus me tepricë, çka e vështirëson frymëmarrjen. Çdokush ka nxitës të ndryshëm dhe në disa raste edhe ndryshimet e motit mund të çojnë në një atak astme.


I nxehti


Kur merni frymë në një ajër të nxehtë, rrugët e frymëmarrjes mund të irritohen. I nxehti dhe dielli përkeqësojnë papastërtitë në ajër dhe formojnë smogun. Ndaj është e rëndësishmë të shihni parashikimin e motit dhe të kufizoni daljet tuaja në raste të nxehti. Ajri i kondicionuar mund t`ju freskoj dhe të filtroj irritantët.


I ftohti


Kur temperaturat bien, simptomat e astmës mund të përkeqësohen. Ajri i ftohtë shkakton tharje të indit të rrugëve të frymëmarrjes duke i bërë ato më sensitive dhe më të prirura për të shfaqur simptoma. Një shall i vendosur në pjesën e poshtmë të fytyrës ngron ajrin para frymëmarrjes. Po ashtu, këshillohet të merrni frymë me hundë dhe jo me gojë.


Lagështia


Mund të ndieni se e keni më të vështirë të merrni frymë nëse ka lagështi. Lagështia e ajrit është një mjedis miqësor edhe për krijimin e mykut, çka njëkohësisht shkakton irritim të rrugëve të frymëmarrjes. Ajri i kondicionuar ndihmon në ruajtjen e shtëpisë të thatë. Kur dilni nga shtëpia, koha më e përshtatshme është në mëngjes dhe darkë, kur lagështia është në nivel më të ulët.


Niveli i lartë i polenit


Të gjitha llojet e pemëve dhe bimëve lëshojnë një pudër të verdhë dhe të imët. Ky është një nxitës i rëndësishëm për alergjitë dhe astmën. Alergologu mund t`j ndihmoj në përcaktimin e bimëve të cilët mund të shkaktojnë simptoma te ju dhe mund t`i lehtësoj e parandaloj ato me anë të mjekimit.


Stuhitë


Stuhitë e mëdha mund të jenë veçanërisht të rrezikshme për personat me astmë. Shiu dhe vetëtimat shpërbëjnë polenin dhe e ndajnë atë në copëza edhe më të vogla. Të shpërndara nga era, këto copëza mund të depërtojnë në mushkëritë tuaja të shkaktojnë simptoma. Nëse poleni është një ndër nxitësit tuaj, qëndroni në shtëpi gjatë stuhive dhe mbani dritaret mbyllur.


Ndryshimet e menjëhershme të motit


Kur moti ndryshon papritur, simptomat e astmës mund të përkeqsohen. Disa specialistë mendojnë se presioni barometrik ka një ndikim. Por disa studime kanë treguar se ndryshimet në lagështi dhe temperaturë janë shkaktarët e vërtetë.


Shiu


Shiu mund të ketë efekt të ndryshëm të astma. Një shi i lehtë e largon polenin, çka mund të përmirësoj simptomat. Ndërsa një shi i vrullshëm mund shpërbëj dhe përhap atë. Nuk mund të kontrolloni motin por mund të kontrolloni nxitësit brenda shtëpisë suaj, duke ndryshuar filtrat e kondicionerit dhe të kujdeseni që kuzhina dhe banja të jenë të mirë ventiluara.


Dimri


Nuk është vetëm ajri i ftohtë që shkakton simptomat e astmës. Në muajtë e ftohtë të dimrit shfaqen edhe virozat e rrugëve të frymëmarrjes, të cilat janë nxitëse të simptomave të astmës. Vaksina e gripit mund të ul gjasat që të sëmureni.