Barnat që lehtësojnë dhimbjen janë shumë të rëndësishme për punën e mjekut dhe mirëqenien e pacientëve. Por si të gjithë barnat, edhe ato kanë efekte anësore, disa nga të cilat mund të jenë edhe serioze. Le t`i hedhim një sy barnave më të zakonshme kundër dhimbjes dhe çfarë duhet të dini para se t`i merrni ato.

Aspirina


Aspirina është medikamenti më i vjetër i klasës së anti inflamatorëve jo steroid, ose siç njihen me shkurtimin AIJS. Ato janë shumë efikase në lehtësimin e dhimbjes por mund të shkaktojnë edhe efekte anësore nëse merren për një kohë të gjatë - si psh. gjakderdhje në stomak. Mund të kthehen në shkakun e një çrregullimi të tretjes e deri në krijimin e ulçerës së stomakut.

Marrja e një sasie të madhe AIJS mund të dëmtojë veshkat.

Gjithashtu, duhet të dini se asnjëherë nuk duhet t`i jepni aspirinë fëmijëve për asrye se mund të shkaktojë një gjendje të rëndë shëndetësore - sidnromi i Rey-it, i cili sulmon trurin dhe mëlçinë.

Mjekët zakonisht e rekomandojnë aspirinën për personat që kanë risk për sulm në zemër ose goditje në tru, pasi mund të parandalojë mpiksjen e gjakut. Por për shkak se mund të shkaktojë gjakderdhje, aspirina e marrë për çdo ditë rrit riskun për një tjetër lloj goditje në tru - hemorragjia cerebrale.

Paracetamoli


Paracetamoli zakonisht merret i vetëm ose i shoqëruar me barna të tjera. Nuk shkakton problemet e stomakut, si në rastin e aspirinës. Por nëse merrni shumë ose nëse e shoqëroni me alkool, mund të shkaktojë dëmtim të mëlçisë.

Është shumë e rëndësishme të dini se sa jeni duke marrë për çdo medikament që përdorni dhe mbi të gjitha, duhet të ndiqni me përpikmëri gjithë instruksionet e përshkruara në fletën ilustrative ose t`i sipas rekomandimit të mjekut apo farmacistit.

Ibuprofeni


Ibuprofeni është një AIJS më i vonë. Ashtu si aspirina, mund të shkaktojë probleme të stomakut ose veshkave. Por vepron më shpejtë dhe eliminohet më shpejtë nga organizmi, duke ulur riskun për efekte anësore.

Naprokseni


Është një tjetër pjesëtar i familjes së AIJS-ve. Gjithashtu ka të njëjtat efekte anësore.

Barnat që duhet të merren vetëm me recetën e mjekut


Barnat më të forta, të cilat merren vetëm me përshkrimin e mjekut quhen opioide. Ato bllokojnë sinjalet e dhimbjes që transmetojnë ndjesinë e dhimbjes në tru, duke sjellë edhe kënaqësi. Mjekët zakonisht i përshkruajnë ato për pacientët që i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale, kanë dëmtime të dhimbshme ose janë duke jetuar me sëmundje të rënda kronike siç është kanceri.

Ndër barnat opioide më të shpeshta përfshihen:


- Kodeina
- Hydrocodon + Paracetamol
- Hydromorfon
- Meperidine
- Morfine
- Oxycodone

Një tjetër medikament i fuqishëm kundër dhimbjes është fentanyli-i. Është rreth 100 herë më shumë i fuqishëm se opioidët e tjerë dhe zakonisht jepet në pacientët me kancer. Shpesh është përdorur në përzierje medikamentesh të jashtëligjshme - çka mund të shkaktojë edhe vdekjen.

Efektet më të shpeshta anësore


Konstipacioni është efekti më i shpeshtë anësor, i cili mund të prek pothuajse këdo që i merr këto barna. Por gjithashtu, mund të shkaktojnë:

- Nauze
- Përgjumje
- Marramendje
- Kruarje ose djersitje
- Depresion
- Dobësim të sistemit imunitar
- Tolerancë ndaj këtyre barnave
- Varësi

Nëse merrni sasi të madhe të këtyre barnave mund të shkaktojë probleme të rënda të frymëmarrjes. Për shkak se japin varësi, është abuzuar vazhdimisht me to, ndaj vdekjet nga mbidozimi i tyre janë shtuar ndjeshëm në vitet e fundit.

Vetëm një përqindje e vogël e personave që i marrin këto barna sipas përshkrimit të mjekut krijojnë varësi. Problemi fillon kur këto barna merren pa recetën e mjekut dhe pa ndjekur instruksionet e duhura.

Nëse mjeku ju përshkruan një medikament të këtij grupi, është shumë e rëndësishme të ndiqni me përpikmëri gjithë instruksionet dhe të diskutoni mbi çdo paqartësi mbi përdorimin apo efektet e tyre anësore.


Çfarë duhet të merrni në konsideratë kur përzgjidhni një medikament kundër dhimbjes?


A mund të pimë alkool kur jemi duke marrë medikamente?