1 Janari – A ka një ditë në të cilën më shumë se kurrë gjërat të duken të mundura? Është dita kur themi se tani e në vazhdim “Do hamë më shumë sallatë, më pak akullore”. Dita kur betohemi se do fillojmë të shkojmë në palestër dhe do ushtrohemi rregullisht. Dita kur themi se do të lëmë duhanin, do fillojmë të bëjmë joga, meditojmë, gatuajmë dhe të heqim nga frigoriferi gjithë ushqimet e përpunuara.

Kur i themi të gjithë këto, i besojmë në fakt.

Por diku ndërmjet vitit të ri dhe fillimit të pranverës, kuptojmë që premtimet e dhëna në datën 1, diku kanë humbur rrugës. Familja, puna e obligime të ndryshme kanë zënë vendin e tyre, dhe kështu i themi mirupafshim premtimeve deri sa të vij përsëri viti i ri i ardhshëm.

Për të mos përsëritur të njëjtën histori çdo vit, provoni diçka që mund t`ju ndihmoj: Zvogëloni pritshmërinë. Premtoni pak që të arrini shumë. Mund të riformatoni shëndetin tuaj edhe pa bërë revolucion në stilin tuaj të jetesës, por duke bërë hapa të vegjël që mund të sjellin një ndryshim të madh.

MIA Clinic ju sjell 20 këshilla për trupin, fytyrën, mendjen dhe shëndetin në përgjithësi – çka do të mund të sjell realizimin e premtimeve të këtij viti.

Këshillat për trupin


1. Ekspertët thonë se duhen bërë 10.000 hapa për të rënë në peshë dhe për të parandaluar diabetin e tipit 2. Nuk keni kohë për të ecur kaq gjatë? Të shtoni vetëm 2.000 hapa në përditshmërinë tuaj mund të sjellë po ashtu shumë ndryshim në jetën tuaj. Këto 2.000 hapa mund t`i shtoni duke ecur në shkallë në vend të ashensorit, duke parkuar pak më larg se zakonisht, dhe duke vizituar disa dyqane më shumë në qendër tregtare. Pasi keni shtuar 2.000 hapa në rutinën tuaj, mund të filloni të shtoni dhe 2.000 të tjera.

    2. Kur jeni duke larë dhëmbët, provoni të lëvizni (të ngrini lart psh.) njërën këmbë. Numëroni deri në 60, pastaj përsëriteni me këmbën tjetër. Ky ushtrim i vogël, jo vetëm që ju përmirëson ekuilibrin por parandalon edhe aksidentet nga rrëzimi me moshën. Dhe mos të harrojmë se kështu, plotësojmë dhe 2 minutat që dentisti rekomandon për larjen e dhëmbëve.

      3. Çdo javë, hiqni nga frigoriferi një ushqim të përpunuar – ëmbëlsira, patatina, salçiçe dhe zëvendësojini ato me mollë, speca ose fruta e perime të tjera. Të ngrënit të shumë ngjyrave natyrale ju ndihmon në uljen e presionit arterial dhe në rënien në peshë. Po ashtu, këto ushqime të pasura më antioksidantë e ndihmojnë trupin tuaj të luftojë më sëmundjet.

        4. Të gjithë jemi të fiksuar më rënien në peshë, por shëndeti i mirë nuk varet tërësisht nga pesha. Çfarë ka shumë rëndësi është dhjami që depozitohet përreth belit. Specialistët thonë se perimetri barkut për gratë duhet të jetë 87 cm ose më pak dhe për burrat 101 cm ose më pak. Zvogëlimi i perimetrit të barkut edhe me vetëm 2 cm do të sillte një ndryshim për shëndetin tuaj. Për të arritur këtë, hani më pak sheqer dhe bëni më shumë aktivitet fizik.

          5. Hani peshk të paktën 2 herë në javë. Personat që hanë disa porcione peshku në javë jetojnë më gjatë dhe kanë më pak sëmundje të zemrës. Peshqit e vegjël janë më të shëndetshëm se ata të mëdhenj për shkak të sasisë së lartë të Omega 3 dhe sasisë së ulët merkurit.


            5 këshilla për fytyrën


            1. Shumë produkte premtojnë se do të eliminojnë rrudhat, por ndër produktet kozmetike që jep sado pak efekt janë kremrat me retinol. Përdorimi i kremrave me retinol ju ndihmon edhe me shenjat nga dielli dhe aknet.

              2. Mos harroni kremin me SPF. Përdorimi i kremit mbrojtës nga dielli edhe në dimër ju ndihmon nga plakja e parakohshme dhe kanceri i lëkurës. Në fakt, është gjëja më e mirë që mund të bëni për lëkurën tuaj.

                3. Mos pini duhan. Tashmë është i njohur risku që sjell duhani për kancerin e mushkërisë dhe jo vetëm. Por ndoshta ideja e një fytyre plot me rrudha të parakohshme mund t`ju bind edhe më shumë. Të gjitha studimet e kanë konfirmuar: Duhani shkakton plakje të parakohshme.

                  4. Para se të shtriheni në darkë, mos harroni të pastroni fytyrën. Rituali i pastrimit të fytyrën në darkë, jo vetëm largon papastërtitë e akumuluara gjatë ditës, por nëse e bëni çdo natë, mund të kthehet në një sinjal për trupin se ka ardhur koha për gjumë.

                    5. Zhvishuni! Po, po. Është e rëndësishme të shihni trupin tuaj para një pasqyre dhe veçanërisht nishanet. Kontrolloni me kujdes nëse ndonjë prej tyre ka ndryshuar në formë, ngjyrë ose madhësi dhe nëse dyshoni për diçka, duhet ë konsultoheni me dermatologun.

                      5 këshilla për mendjen


                      1. Alarmi i mëngjesit duhet të jetë më këngën tuaj të preferuar. Muzika e mëngjesit është një nisje e gëzueshme e ditës, veçanërisht nëse dëgjoni këngët tuaja të preferuara.

                        2. Para se të çoheni nga krevati, mendoni vetëm 20 sekonda se çfarë gjëje të mirë mund të bëni sot. Mund t`i telefononi një miku tuaj të dashur apo edhe t`i kushtoni vetes më shumë vëmendje, apo çdo gjë që mund t`ju bëj të ndiheni mirë. Çfarëdo që të bëni, kushtojini rreth 30 minuta në ditë.

                          3. Kur fëmijët, puna apo problemet po ju marrin frymën, shkoni diku në një vend të qetë, mbyllini sytë, numëroni nga 10 deri në 0 duke marr frymë thellë nga njëri numër në tjetrin. Kur merrni frymë thellë zemra juaj punon më ngadalë dhe mendja juaj nuk vrapon.

                            4. Telefonojini një miku gazmor. E qeshura është një shërues i fuqishëm. Të qetëson mendjen dhe të shëron trupin. 15 minuta të qeshura në ditë ka të njëjtin efekt në enët e gjakut si 30 minuta aerobi.

                              5. Kush bën poza më të bukura? Nuk e kemi fjalën për lojën, flasim për Jogën. Zgjidhni pozicionet që ju pëlqejnë më shumë dhe ndiheni komfort. Poza e pemës për balancë ose poza të ndryshme për zgjatje, qëndroni për disa sekonda dhe ndiheni stresin të largohet nga trupi.

                                5 këshilla për shëndetin në përgjithësi


                                1. Nëse keni vendosur të mbani një dietë apo të filloni me aktivitet fizik, gjeni një shok me të njëjtin plan si ju. Bashkimi bën fuqinë. Partneriteti në këto raste ju ndihmon të arrini qëllimin.

                                  2. Nëse nuk arrini të flini për rreth 7-8 orë gjatë natës, përpiquni të bëni një gjumë dreke me rreth 20-30 minuta. Mos e shtypni butonin “snooze”, nëse flini shumë gjatë ditës mund të humbisni gjumin e natës.

                                    3. Koha për t`u takuar me mjekun. Nëse keni kohë pa i bërë një vizitë mjekut tuaj, është koha për të lënë një takim. Mund të flisni për peshën, dietën, hipertensionin, kolesterolin, gliceminë, testet depistuese dhe çdo gjë tjetër që duhet të kryeni sipas moshës dhe riskut individual.

                                      4. Pini shumë ujë. Hidratimi është shumë i rëndësishëm për shëndetin. Çdo mëngjes, mbushni një enë me rreth 2.2 litra ujë. Në fund të ditës do të ishte ideale nëse ajo do të ishte bosh.

                                        5. 30 minuta aktivitet fizik në ditë janë ideale për shëndetin dhe veçanërisht nëse e kryeni atë në orët e para të mëngjesit. Dita juaj do të jetë më energjike dhe ju më të relaksuar. Po gjumi i natës? Perfekt.

                                        Lexo më shumë:


                                        Doni të qetësoheni shpejt? Praktikoni këtë për 6 minuta.