Analiza e fundit epidemiologjike në Itali ka treguar se gratë janë më të mbrojtura nga Coronavirus. Mosha mesatare e personave që kanë humbur jetën është 80 vjeç, ndërsa mosha msatare e personave të prekur është 63 vjeç.

Ndër më shumë se 2000 personave që kanë humbur jetën, gratë përbëjnë më pak se gjysmën e tyre (601 gra dhe 1402 burra) dhe mosha e tyre është më e lartë se ajo e burrave (83,7 vjeç për gratë dhe 79,5% për burrat).

Nën moshën 50 vjeç janë 17 persona, nga të cilët 5 kanë qenë nën moshës 40 vjeç, të gjithë burra nga mosha 31-39 vjeç, me patologji të tjera të rënda shoqëruese.

Insuficenca respiratore është komplikacioni më i shpeshtë i observuar në këtë kampion (97,2% të rasteve), më pas insuficence renale akute (27,8%), pasuar me aksidente kardiovaskulare (10,8%) dhe infeksione sekondare (10,2%).

Mesatarisht, kanë kaluar rreth 8 ditë nga shfaqja e simptomave deri në humbjen e jetës, 4 ditë nga shfaqja e simptomave në rikuperim dhe 4 ditë nga hospitalizimi në humbjen e jetës.

Aktualisht në Shqipëri janë 59 raste të konfirmuar me COVID-19 dhe 2 persona kanë humbur jetën të moshës 66 dhe 73 vjeç,. Të dy personat që kanë humbur jetën kanë qenë me sëmundje të rënda bashkëshoqëruese.

A janë personat me hipertension dhe diabet mellitus më të rrezikuar për infeksion të rëndë nga COVID-19?