Hundët tuaja janë të bllokuara, fyti juaj tepër i ndjeshëm dhe koka e rënduar? Jeni ftohur apo është gripi sezonal? Simptomat mund të jenë të ngjashme, por pa një konsultë mjekësore dhe analiza është e vështirë të përcaktohet se çfarë është me saktësi.

Më poshtë mund të gjeni disa karakteristika të secilës çka mund t`ju ndihmoj të bëni dallimin dhe si të veproni për secilin rast.


Si të kuptoni ndryshimin ndërmjet gripit dhe të ftohtit?



Të dy patologjitë janë të shkaktuara nga viruset. Të dy janë infeksione respiratorë. Mënyra më e thjeshtë për të bërë diferencën është të vini re simptomat.

Nëse jeni ftohur, simptomat më të mundshme janë si më poshtë:

  • Hundë të bllokuara
  • Dhimbje fyti
  • Teshtima
  • Kollë
  • Dhimbje koke dhe trupi
  • Lodhje e lehtë

Simptomat e gripit mund të jenë:

  • Kollë e thatë dhe e mundimshme
  • Temperaturë e lartë, edhe pse jo çdo kush mund të ketë temperaturë
  • Dhimbje fyti
  • Ethe
  • Dhimbje muskujsh dhe trupi
  • Dhimbje koke
  • Hundë të bllokuara dhe sekrecione
  • Lodhje që mund të zgjas deri në 2 javë
  • Nauze dhe të vjella, diarre (kryesisht te fëmijët)

Të ftohtët në përgjithësi kalon shpejt dhe janë me simptoma më të lehta se gripi. Mund të zgjas nga 7 deri në 10 ditë, edhe pse simptomat mund të vazhdojnë deri në 2 javë.

Simptomat e gripit nisin shpejt dhe mund të jenë shumë të rënda. Ato zgjasin kryesisht nga 1 deri në 2 javë.

Duke njohur simptomat  mund të jenë në gjendje të kuptoni nëse keni grip ose jo dhe nëse dyshoni për grip duhet të kontaktoni me mjekun tuaj.


Çfarë e shkakton të ftohtin?


Viruset që mund të shkaktojnë të ftohtin janë më shumë se 200 lloje. Megjithatë, rhinovirusi është ai që më shpesh i bën njerëzit të teshtijnë dhe të kenë hundët e bllokuara.

Edhe pse mund të infektoheni në çdo kohë të vitit, në stinën e dimrit është më lehtë të sëmureni. Qëndrimi në ambiente të mbyllura e bën më të thjeshtë kalimin e virusit nëpërmjet teshtimave dhe kollës.

Mund të sëmureni edhe duke prekur sipërfaqe (doreza e derës psh.) të cilat janë prekur më parë nga persona të infektuar. Rreziku më i madh për të përhapur virusin është në 2 deri në 4 ditët e para nga ekspozimi.


Si trajtohet i ftohti?


Meqenëse i ftohti është një infeksion viral, antibiotikët nuk janë efektiv në trajtimin e tij.

Megjithatë, ka mjekimi pa recetë, si antihistaminikë, dekongjesant, paracetamol dhe antiiflamatorë josteroidal të cilët mund të lehtësojnë simptomat. Disa prej tyre mund t`i gjeni edhe të kombinuar në një formulim të vetëm, sic është Gripoflexi, i cili përmban edhe sasinë e nevojshme të vitaminës C.

Gripoflex
Sponzorizuar: Për më shumë informacion mbi Gripoflex klikoni mbi imazh.

Disa persona preferojnë edhe përdorimin e produkteve natyrale si zinku, vitamina C ose echinacea për parandalimin e simptomave edhe pse evidencat për të mbështetur përdorimin e tyre janë të limituara.

Në një studim të vitit 2015, është parë se përdorimi i dozës së larë të zinkut (80mg) mund të shkurtoj simptomat nëse merret në 24 orët e para të shfaqjes së simptomave.

Në një tjetër studim të vitit 2013 është treguar se vitamina C mund të shkurtoj kohëzgjatjen e simptomave.

Kur duhet të kontaktoni me një mjek?


  • Personat mbi moshën 65 vjeç
  • Gratë shtatzëna
  • Gratë 2 javë pas lindjes
  • Fëmijët nën moshën 2 vjeç
  • Personat me imunitet të dobësuar për shkak të virusit HIV, trajtimit me steroidë ose/dhe kimioterapi
  • Personat obezë
  • Personat me sëmundje kronike të zemrës dhe mushkërive.
  • Personat me çrregullime metabolike si diabet, anemi dhe sëmundje të veshkave

Simptomat ndaj të cilave duhet të keni kujdes të veçantë janë:

  • Vëshirësi në frymëmarrje
  • Dhimbje të forta fyti
  • Kollë me sekrecione jeshile
  • Temperature e lartë që nuk ulet
  • Dhimbje gjoksi
  • Lodhje e tejskajshme
  • Vështirësi në ecje ose ndërveprim


Sponzorizuar: Për më shumë informacion mbi Gripoflex klikoni mbi imazh.

Lexo më shumë:


Si të parandalojmë sëmundjet e dimrit?