Motra juaj e madhe ka kolesterol të lartë dhe hipertension arterial. Babai juaj ka pësuar infarkt në moshën 50 vjeçare. Tani që jeni në një moshë të mesme jeni duke menduar nëse duhet të jeni të shqetësuar për shëndetin tuaj apo jo?

Historia familajare e sëmundjeve të zemrës pa dyshim që është një faktor që ndikon në shëndetin tuaj. Dhe është diçka që ju ose mjeku juaj, duhet të konsiderojë në përcaktimin e riskut tuaj për sëmundje të zemrës. Megjithatë, historia familajre nuk është i vetmi personazh në këtë përrallë. Shumë faktorë të tjerë luajnë një rol të rëndësishëm për të ruajtur shëndetin e zemrës suaj.

Sëmundjet e arterieve koronare në familje


Kur njerëzit flasin për sëmundjet e zemrës, zakonisht i referohen sëmundjeve të arterieve koronare. Në fakt, sëmundjet e arterieve koronare janë lloji më i shpeshtë i sëmundjeve të zemrës.

Sëmundja e arterieve koronare nis me depozitimin e pllakave në muret e arterieve të cilat ushqejnë zemrën. Me ngushtimin e arterieve, gjaku e ka më të vështirë të transportohet. Kjo mund të çojë në një atak të zemrës ose infarkt.

Për shkak të shpeshtësisë së këtyre sëmundjeve, nuk është e pazakontë të kemi një pjesëtar të familjes të diagnstikuar më sëmundje koronare. Por kjo nuk duhet të thotë që të panikoheni.

Risku rritet nëse keni një prind ose një motër/vëlla me histori të sëmundjes së zemrës para moshës 55 vjeç për burrat dhe 65 vjeç për gratë. Në këtë rast, ju rekomandojmë të kryeni së shpejti një konsultë kardiologu. Kardiologu do të vlerësoj të gjithë faktorët e riskut dhe do të përgatis një plan trajtimi i cili mund të reduktojë riskun tuaj individual.

Si të kontrollosh faktorët e riskut për sëmundjet e zemrës?


Edhe pse historia familjare është e rëndësishme, fati i prindërve të tu nuk ka përse të jetë edhe fati yt. Trashëgimia është vetëm një në listën e gjatë të faktorëve për sëmundje të zemrës. Ky është një lajm i mire, pasi një pjesë e mirë e këtyre faktorëve mund të modifikohen me ndryshime në stilin e jetesës.

1. Mos pini duhan. Duhanpirja është dëmi më i madh që mund t`i shkaktoni zëmrës tuaj. Kjo vlen për të gjitha format e duhanpirjes. Pra, mos tymosni, mos përtypni nikotinë dhe mos përdorni cigaret elektronike.

    2. Kufizoni alkoolin. Me siguri keni dëgjuar që vera e kuqe bën mirë për zemrën. Ajo për çka ju paralajmërojmë është të jeni gjithmonë të vëmendshëm sa pini. Nuk rekomandohet të kalohet një gotë për gratë dhe 2 gota për burra në ditë.

      3. Hani shëndetshëm. Dieta mesdhetare e pasur me fruta, perime, drithëra dhe vaj ulliri është ajo që rekomandohet më shumë. Shtoni peshk, mish pule dhe bëni kujdes me mishin e kuq, bylmetin, ëmbëlsirat dhe ushqimet e përpunuara.

        4. Aktivitet fizik. Të gjithë e dinë këtë, por pak e bëjnë. 30 minuta aktivitet fizik i moderuar në ditë për 5 ditë të javës. (zgjidhni një aktivitet që ju pëlqen, në mënyrë që të kthehet në një rutinë.)

          5. Kontrolloni shifrat. Të dyja, edhe tensioni i lartë edhe kolesteroli i lartë rriisn riksun për atak në zemër. Por, ju mund t`i kontrolloni ato me këto ndryshime të stilit të jetesës.

            6. Rënia në peshë. Pa dyshim që është më e thjeshtë të thuhet se të bëhet. Por nëse historia familjare ju rrit riskun për sëmundje të zemrës, keni një arsye më shumë për t`ja nisur punës.

              Një këshillë e fundit: Mos fajësoni gjenet që trashëgonen në familje (askush nuk e ka në dorë t`i ndryshoj ata) por filloni të veproni. Zemra dhe familja juaj, do ju falenderojnë për këtë gjë.

              Pse hipertensioni kronik është i rrezikshëm?