Je pas pune dhe të duhet të shkosh në supermarket për të marrë disa gjëra për darkë. Je i lodhur dhe i uritur. Plus të duhet të mbash një maskë sepse aty duhet të ketë shumë njerëz dhe në këto kushte distancimi social është i vështirë për t`u ruajtur. Duke menduar këtë, të shtohet edhe një ndjenjë parehatie.

Të gjithë ndihemi ndonjëherë kështu. Por po durojmë, pasi e dimë se jetojmë në një kohë pandemie.

Përveç atij personit.

Është ky njeriu të cilit, i duhet t`i kujtojnë që të mbajë maskën para se të hyjë në një ambient të mbyllur. Dhe jo vetëm kaq, por zakonisht të kthehet me fjalët se kjo nuk është e drejtë dhe se pak kohë do shpenzojë aty brenda, se e gjithë kjo është trillim, se ai ka të drejtën e tij të bëj si të dojë.

“Unë kam të drejtë të zgjedh të mbaj maskë ose jo.”


Kjo është një hipokrizi.

Hipokrizia është kur nuk jemi koherent me moralin tonë. Pra themi diçka tjetër dhe bëjmë diçka tjetër.

Ata që nuk zbatojnë rregullat mendojnë se kanë të drejtat e tyre. Por duke refuzuar mbajtjen e maskës, ata janë duke i mohuar njerëzve të tjerë të drejtën për të jetuar të sigurt. Liria pa siguri e humbet kuptimin e saj.

Mënyra e parë se si tregohemi hipokrit është duke u treguar shumë fleksibël në mënyrën e të menduarit - një fleksibilitet konjtiv i quajtur abstraksion. Të menduarit fleksibël me raste do të thotë të jesh mendje hapur, por në këtë mënyrë është shumë e thjeshtë të pranosh edhe standardet e dyfishta.


Pse është hipokrizia e keqe?


Kur jemi hipokrit, krijojmë padrejtësi. Mund të mos bëjmë gjënë e duhur, çka mund të dëmtojë persona të tjerë të sëmurë. Por problemi më i madh me hipokrizinë është se shkakton një thyerje të plotë të asaj çka besojmë.

Nëse jemi të bindur për një princip, por nuk fillojmë ta aplikojmë si fillim te vetja, ky princip mbetet në thelb pa kuptim.

Shumë diktatorë edhe fashistë janë hipokritë fantastikë. Ata shpesh shprehen se po mbrojnë shumë vlera në teori - si siguria kombëtare, kultura, tradita, në disa rastë madje flasin edhe në emër të lirisë - por nuk ka asnjë vlerë ose kuptim të këtij nocioni kur shtyp dhe vret njerëzit e tu.

Një ndër hipokrizitë më të shpeshta është injorimi i përgjegjësive që kemi për çdo të drejtë.

Ke të drejtë të jetosh? Atëherë ke përgjegjësinë të respektosh të drejtën e të tjerëve për të jetuar.

Do të zotërosh gjëra? Ke përgjegjësinë të respektosh të drejtën e pronës për të tjerët.

Do të përdorësh një ambient publik? Ke përgjegjësinë ta ndash atë me të tjerët.

Të mendosh se ke një të drejtë pa përgjegjësinë përkatëse është hipokrizi.


Pse tani është edhe më keq?


Hipokrizia gërryen vlerën e të drejtës dhe të vërtetës, çka i bën ato në thelb të pavlefshme. Ne mund të mos jemi dakord për atë çka realisht nevojitet të behet në këtë periudhë, por nuk mund të mohojmë faktet dhe të vërtetën.

Ka ambiente dhe shërbime dhe shumë gjëra të tjera të përbashkëta nga të cilat të gjithë përfitojmë si: edukimi, ajri i pastër, uji, shëndeti dhe mjedisi.

Pa një shërbim shëndetësor të mirë, sëmuremi, ekonomia rrënohet, humbasim të afërmit tanë. Cilësia e jetës bie ndjeshëm.

Në një këndvështrim hipokrit mendohet: Dua të përfitoj nga shërbimi shëndetësor por nuk dua të bëj asgjë për ta ruajtur atë.

Hipokritët asnjëherë nuk do e thonë hapur këtë. Por ama lehtësisht e tregojnë këtë duke mos mbajtur maskë në ambiente të mbyllura dhe të përbashkëta.


Çfarë duhet të bëjmë për ta shmangur këtë gjë te vetja?


Një ndër mënyrat më të mira për të shmangur hipokrizinë është të specifikojmë principet tona morale.

Nëse principi juaj është:

“Kam të drejtë të rri pa maskë.”


Është shumë i paqartë dhe lë vend për abuzim. Nëse e vendosim këtë princip në kontekst do të ishte kështu:

“Kam të drejtë të rri pa maskë edhe pse mund të jem një mbartës asimptomatik i një sëmundjeje të rrezikshme nga e cila shumë të tjerë mund të vdesin.”


Është me e vështirë të mbrosh një të drejtë në fjalinë e dytë.

Nuk jemi të detyruar të ndajmë të gjithë të njëjtat bindje etike, por duhet të jemi të vërtetë të paktën me veten tonë, vetëm kështu mund të ndërtojmë bindje më të qarta dhe të moralshme.


10 aktivitete që ju ekspozojnë ndaj koronavirusit, të renditura sipas rrezikshmërisë


Çfarë dimë dhe nuk dimë për testet serologjike të Koronavirusit



Rritja e depresionit dhe ankthit te nënat gjatë pandemisë COVID-19